Vdes në rrethana misterioze kryeredaktori i gazetës shtetërore ruse, aleat i Putin

Teori të reja konspirative janë ndezur në Rusi nga vdekja e papritur e kryeredaktorit të gazetës shtetërore ruse Vladimir Nikolayevich Sungorkin gjatë një udhëtimi pune.

Thuhet se gazetari 68 vjeçar po udhëtonte për në qytetin e Khabarovsk me kolegët e gazetës kur humbi ndjenjat.

Fjalët e fundit të gazetarit para rënies thuhet se ishin: “Le të shkojmë të gjejmë një vend të mirë për të ngrënë”.

Kolegu i tij Leonid Zakharov shpjegoi se tre minuta më vonë, Vladimir filloi të mbytej dhe grupi e nxori për ajër të pastër.

Ai tha se askush nuk mund ta shpëtonte dhe fatkeqësisht ndërroi jetë, ndërsa mjeku që e kishte ekzaminuar fillimisht arriti në përfundimin se ai vdiq nga një goditje në tru.

Medie britanike Daily Mail shkruan se vdekja e gazetarit është më e fundit në një varg vdekjesh të aleatëve të Putinit, të cilët kanë dhënë frymën e fundit në rrethana misterioze.

I fundit në këtë listë tragjike është 39-vjeçari Ivan Pechorin i cili vdiq pasi u rrëzua nga një anije në Vladivostok.

About Redaksia

Check Also

Trump u mbyll gojën kritikëve/ Urdhëron publikimin e çdo informacioni dhe të dhëne për dosjen “Epstein”

Presidenti amerikan, Donald Trump, udhëzoi dje Departamentin e Drejtësisë që të ofrojë “çdo informacion dhe …

Leave a Reply