Berisha: Rama do përballet me revoltë të fuqishme, po punojmë për zgjerimin e frontit opozitar

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në konferencën për shtyp se, po vazhdon puna për organizimin e primareve, por edhe protestave.

“Nëse ritmi nuk është në nivelin e duhur, objektivi është i pandryshueshëm. Të garantoj që po punohet për legjislacionin partiak të primareve.

Mund të punohej më shpejt, por mundësitë këto kanë qenë. Është një grup pune që punon intensivisht. Protesta do të vijë dhe më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.

Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Natyrisht po punohet për zgjerimin e frontit opozitar.

Gjithçka ndonjëherë merr kohë më shumë se sa kishe parashikuar.

Edi Rama do përballet me revoltë të fuqishme popullore. Nëse Shqipëria është në rrezik, rreziku më i madh është Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës. Dihet tashmë kuzhina …

Leave a Reply