Stop censurës së shtetit monist!

Nga Sali BERISHA

Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakcerët iranian të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën.

Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë akt antikushtetues, policesk, të Edi Ramës, si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri.

Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat dhe ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit, për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës. sb

About Redaksia

Check Also

Në Kryeqytetin pa Teatër dhe pa ekzekutim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese…

Nga Adriana KALAJA Në Kryeqytetin e kthyer në një qytet mafioz në fakt, sot në …

Leave a Reply