Humbja e fundit e “Zonjës së Vjetër” ndaj Monzas ka ndezur përfundimisht alarmin në “Juventus Stadium” dhe nga Italia raportojnë se skuadra e Bianconerëve po mendon për kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Allegrin…
Në “Gazzetta dello Sport” pohojnë se nëse klubi vendos ta shkarkojë, zgjidhje më mundshme dhe më e besueshme do të ishte Paolo Montero. Ish-lojtari i Juventusit është aktualisht në krye të skuadrës Primavera të Bianconerëve
Agnelli dhe Nedved në ‘sherr’ për Allegrin
Allegri rri, Allegri largohet. Ecuria e dobët e Juventusit në këtë fillim sezoni ka ndarë në dysh ambientin, me tifozët që shumica janë rreshtuar kundër trajnerit, ndërsa drejtuesit janë ende të dyzuar.
Paga e lartë e trajnerit, që ka kontratë deri në 2026-ën, ka bërë që presidenti Agnelli dhe administrator Arrivabene të këmbëngulin për qëndrimin e Allegrit, të paktën deri para nisjes së Botërorit, me shpresën që situata do të ndryshojë.
Nga ana tjetër është Pavel Nedved, që asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me Allegrin dhe po shtyn të dëgjohet zëri i tifozëve për shkarkimin e tij, për të shfrytëzuar edhe ndërprerjen e kampionatit.
Gjithsesi duket e sigurt që trajneri do të marrë edhe njëherë besimin, por muaji tetor do të jetë vendimtar për fatin e tij, pasi nëse deri para Botërorit situata nuk ndryshon ndjeshëm për mirë, atëherë pritet ndërhyrja.