Berisha: Në shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale janë përfshirë hakera të qeverisë, rusë dhe serbë

Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë, nga burime të trefishta, se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë përveç të tjerash edhe hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë.
Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze.
E thashë këtë jo për të ekzoneruar rolin e një fuqie armike sicc është Irani, por për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve, që ia fsheh Edi Rama dhe klika e tij.
Shqiptarët janë dëshmitarë se hakerimi masiv i të dhënave dixhitale personale filloi me dorëzimin e këtyre të dhënave te patronazhistët, vazhdoi me dorëzimin e targave, e letërnjoftimeve.

 

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i kreut të SPAK për funksionarët publikë që bashkëpunojne me krimin

Drejtuesi i Strukturës së Posaçmë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho ka reaguar …

Leave a Reply