Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do të dyfishohen rrogat e shëndetësisë.
“Ne do të dyfishojmë rrogat e punonjësve të shëndetësisë, do të garantojmë një buxhet të mjaftueshëm për modernizimin dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë.
Do bëjmë gjithçka, që mjekë të shquar shqiptarë, të rikthehen kundrejt stimujve që u takojnë.
Pra, sot shërbimi shëndetësor në Tiranë, renditet në dhjetëshen e fundit në botë dhe kjo është një katastrofë e vërtetë. Këtë situatë do e ndryshojmë me shpejtësi në vitet e pushtetit të PD-së”, tha Berisha.
Berisha tha se, do depozitojmë ligjin që njeh drejtësinë e cila do zbatojë ligjin në mënyrë autonome dhe do u japë ndëshkimet më të merituara atyre që vodhën shqiptarët.
“Ne do të depozitojmë në parlament ligjin që nuk njeh parashkrimin për çdo kryeministër që ka shërbyer në Shqipëri.
Në këtë ligj nuk do të shpëtojë nga verdikti i drejtësisë, nuk bëhet fjalë për këtë drejtësi, e cila se është e tillë, rezulton para një javë, institucioni më i korruptuar i drejtësisë.
Por bëhet fjalë për një drejtësi që do zbatojë ligjin në mënyrë autonome dhe do u japë ndëshkimet më të merituara atyre që vodhën shqiptarët.
Prandaj si inceneratorët, por edhe aferat e Durrësit, Butrintit, dhe shumë të tjera, do marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia shqiptare”, u shpreh Berisha.