Koncesioni i dializës, KLSH: 600 mijë euro pagesa për shërbime të pakryera

Një audit i kryer nga Kontrolli i lartë i Shtetit për vitin 2021 ka nxjerrë në pah një tjetër rast abuzimi me tenderat publikë të dhënë koncensionarëve. Kështu, sipas KLSH-së, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore i ka paguar rreth 600 mijë euro koncensionarit të dializës për shërbime të pakryera.

Ndërsa nga auditimi i kryer nga KLSH ka rezultuar se nuk është realizuar numri i seancave të dializës sipas projeksionit mujor kryesisht në qendrat e dializës Shkodër e Vlorë si dhe për disa muaj në atë Lezhës, për arsye të numrit më të ulët të pacientëve se sa projeksioni. Në qendrën e Elbasanit ka tejkalim të numrit të trajtimeve të përcaktuara në kontratë dhe kjo llogaritet të ketë një vlerë rreth 150 mijë euro.

Kjo ka sjellë si pasojë efekt financiar nga faturimet për shërbime të pakryera për seancat e dializës me vlerë e rreth 600 mijë eurove, kur në fakt numri i seancave të dializës të ofruara është 60,719 seanca.

Kështu rezulton se janë 6248 seanca dialize të parealizuara por të paguara.

Në raportin e Auditit Kontrolli i lartë i Shtetit i rekomandon fondit të komunikojë me Ministrinë e Shëndetësisë për planifikim të saktë të numrit të pacientëve me qëllim që të mos krijohen diferenca për faturime në shërbimet e pakryera. Gjithashtu KLSH rekomandon të negociohet kontrata me kompaninë në mënyre që të paguhet vetëm puna e kryer.

“FSDKSH të komunikojë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për një planifikim të saktë të numrit të pacientëve të projektuar për secilën qendër me ato që ju mundësohet shërbimi, me qëllim që të mos krijohen diferenca për faturime për shërbime të pakryera, si dhe nga ana e saj të negociohet kontrata për pagesën vetëm për shërbimet e kryera”, thuhet në raport.

Ndërkohë në fund të raportit të publikuar nga KLSH i kërkohet drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësorer që të marrë masa disiplonore ndaj punonjësve të kostatuar si përgjegjës. Masa displinore parashikohet nga vërejtje deri në paralajmërim për pushim nga puna. Koncesioni i hemeodializës është një kontratë rreth 80 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply