Kryetari i PD, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit ia ka shitur detin grekëve. Berisha tha se Rama u dha grekëve të gjithë pasurinë e gazit dhe naftës së detit Jon.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha deklaroi se kreu i qeverisë, Edi Rama, e trajton Shqipërisë sikur ta ketë çiflig të vetin.
“Dy fjalë dua të ju them, për marrëveshjen e detit. Edi Rama është një shkelmues i interesit kombëtar. Marrëveshja e detit e firmosur në 2009, nuk mund të them se ishte e përsosur, por ju them këtë; një ekspertizë shumë serioze ndërkombëtare shprehet se linjat e përcaktuara, mund të rezultojnë pikërisht këto që janë përcaktuar, dhe mund të fitojë Shqipëria diçka më shumë.
Por vendos një kusht, me kusht që Greqia të mos kalojë në 12 milje dhe Greqia ishte me 6 milje. Greqia pranoi të shkojmë në gjykatë me marrëveshjen e 6 miljeve. Pranoi sepse ajo e pa që qeveria shqiptare bëri përpjekjet më të hapura për zgjidhjen e problemit.
Një gjykatë, që ishte ajo Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen, por kjo marrëveshje kishte një shans, shansi i saj ishte ligji dhe gjykata ndërkombëtare, për arsye se në Kushtetutën e Shqipërisë ajo prevalon mbi gjykatat e vendit.
Këta, verbërisht zhbënë gjithë këtë punë që ishte bërë, nisën marrëveshjen nga e para me Koçiasin dhe pas tre vitesh, apo 4 vitesh negociata kur po shkonin ta firmosur marrëveshje të re totalisht, e kishin hartuar në kundërshtim flagrant me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Nuk mund ta bënin. Dhe i thotë palës greke, tani nuk na le gjykata. Cila gjykatë, njerëz jo serioz, por ne negociuam 4 vite.
Në këtë rast, Greqia përdori atë të drejtë që nuk mund ti mohohej, në ligjin ndërkombëtar ajo ka të drejtë të ketë 12 milje.
Çfarë bëri Rama. Edi Rama e njohu këtë të drejtë. Faktikisht shiti detin. Po pse e shiti. Pse them unë që kishte të drejtë Greqia dhe them se e shiti.
Po, kishte vetëm një shpresë aty, që ky ishte një marrëveshje në proces e sipër dhe ti po i ndërron rregullat e lojës në proces e sipër. Gjykata mund të mos pranonte këtë ndryshim.
Edi Rama e pranoi këtë dhe tha nuk ka marrëveshje. Pra nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshjen e vitit 2009.
Që ta dini ju, nuk po shkohet as për marrëveshjen që negocioi me Koçiasin, por po shkohet në gjykatë për përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshjes së vitit 2009.
Marrëveshja e vitit 2009 po shkonte në gjykatë dhe ky zotëri ka bërë çdo hap tani në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vazhdon ta bëjë atë të paqenë, ç’ka nuk mund ta bëjë.
Për këtë nuk ekziston as gjykatë, asgjë tjetër. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetin. Një gjë dua të ju them, në marrëveshjen e 2009, të gjitha zonat e gazit dhe naftës binin në territorin e Shqipërisë, në ujët territoriale të Shqipërisë.
Në marrëveshjen që do të firmoset me 12 milje, ato kalojnë në republikën helvetike dhe shuma është miliarda euro. Pra ky është aspekti i Edi Ramës me interesin kombëtar. Nuk ka vend në botë që të tolerojë një tradhtar si ky në krye të qeverisë, përveç shqiptarëve”, tha Berisha.