Kryeministri Edi Rama bëri një tjetër postim cinik në lidhje me protestën e nxënësve të kolegjit ‘Mehmet Akif’, i mbyllur me urdhër qeverie.
Kolegji u mbyll si pjesë e institucioneve arsimore të Fetyllah Gylen, me urdhër nga Turqia.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se shkolla u mbyll pasi pronarët shitën godinën dhe kolegji e spostoi aktivitetin pa marrë leje.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera,” shkruan Rama.
Godina është blerë nga biznesmeni mik i Ramës, Sinan Idrizi. Duke pranuar se e ka blerë godinën, Idrizi tha se është krenar që e ka mik Ramën.
“Jo, jo, unë e kam mik kryeministrin dhe jam krenar që e kam mik. Ku ka gjë më të bukur se të kesh mik një kryeministër kaq të suksesshëm. Unë kam kohë që dua të investoj, në sport dhe në arsim, në pjesën e rinisë. Nuk kam asnjë investim që lidhet me një sektor publik”, tha Idrizi.