Zbulohet shkaku i zjarrit në Qytetin Studenti

Zjarri, i cili nisi një ditë më parë në ambientet e Qytetit Studenti në Tiranë, dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Mirëpo pritet që të dalë ekspertiza e plotë për të përcaktuar shkakun përfundimtar të zjarrit.

Dëmet ishin të shumta në magazinë mirëpo jo në godinë, duke bërë që të mos rrezikohet jeta e banorëve. Zjarri ishte aktiv për dy orë ditën e djeshme, ndërsa forcat e zjarrëfikëses u munduan që ta shuanin.

‘Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njoftoi ditën e djeshme policia për zjarrin e rëndë.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply