Berisha: Çfarë bëri Gjiknuri në Gramsh? Vodhi votat dhe iku!

Zhvillimet në fushën e bujqësisë në këto vite janë dramatike. Ka një pakësim nga viti 2018 deri më sot të krerëve të gjedhëve dhe blegtorisë, të jashtëzakonshëm.

Sot vërshojnë mbi tregun tonë, prodhimet serbe, qumështi pluhur nga Serbia, në një kohë që të gjitha ato prodhoheshin në vend.

Në vitet 2012-2013 ne u bëmë eksportues qumështi, për herë të parë në historinë tonë.

Qeveria nuk ka lidhje me qytetarët, ndaj dhe një ditë në parlament jo rastësisht, jo pa qëllim u ula në krahun e deputetëve socialistë.

Dhe ua thashë në platformë, u ula këtu për t’u thënë socialistëve se zërin e vërtetë tuajin e përfaqësojmë ne, që trajtojmë problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë.

Tani të ju bëj një pyetje ju; çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth?

Vodhi votat dhe ja mbathi. Kjo është e vërteta. Por kjo nuk është vetëm në Gramsh.

Po të dëgjoni ata, Edi Ramën, përveç vrerit që vjell ndaj opozitës dhe kundërshtarëve politikë, avokatisë që i bën Vuçiçit ju nuk e dëgjoni atë ndonjëherë të flasë për një rreth, qytetarët, apo problematikat e tyre.

About Redaksia

Check Also

Meta nga qelia: Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen! Fitorja është e opozitës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi në lidhje me protestën e sotme të …

Leave a Reply