PD Kukës: Hyzmeqari i Vuçiçit, vijon me gjuhën e urrejtjes ndaj kuksianëve

Partia Demokratike e Kukwsit ka reaguar pas deklaratave të përsëritura të kreut të qeverisë Rama për kuksianët. “Ky monstër, që punon natë e ditë me planet më të errëta të qarqeve antikombëtare për të përzënë shqiptarët nga vatrat e tyre, merr guximin edhe të tallet me mundin, djersën e gjakun e të rinjve tanë. Shqipëria e shqiptarët kurrë nuk kanë qenë në momente kritike të ekzistencës së tyre”, thuhet në reagimin në rrjetet sociale të PD Kukës.

Reagimi i plotë

Hyzmeqari i Vuçiçit të Serbisë, Edvin Rama, ky tradhëtar i kombit vijon me gjuhën e urrejtjes ndaj Kukësit e kuksianëve.

Mllefi i tij nuk njeh kufi.

Talljen, nëpërkëmbjen, burgosjen deri largimin me dhunë të të rejave e të rinjëve kuksianë, hasjanë, tropojanë por dhe të të gjithë Shqipërisë e ka objektiv madhor nga urdhërat e shefave të tij, Vuçiç e Putin!

Për shkak të persekutimeve shtetërore me nuanca krahinarizmi dhe bindjeje politike në shekullin 21, në Kukës janë me qindra e mijëra shtëpi të shkretuara, shkolla të boshatisura, rrugë dhe mjedise të heshtura, ku numri i antarëve të pjesës dërrmuese të familjeve është reduktuar në vetëm dy, të moshuar.

Ky monstër, që punon natë e ditë me planet më të errëta të qarqeve antikombëtare për të përzënë shqiptarët nga vatrat e tyre, merr guximin edhe të tallet me mundin, djersën e gjakun e të rinjve tanë.

Shqipëria e shqiptarët kurrë nuk kanë qenë në momente kritike të ekzistencës së tyre.

Prandaj, lipset një frymë për të vendosur nderin e dinjitetin e kombit tonë e detyrën ndaj atdheut për ta larguat një orë e më parë.

Në Kukës Edi Rama merr një përgjigje pothuaj unike: Do paguajmë gjithçka mundemi vetëm mos të të kemi ty kryeministër…

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply