Messi regjistroi fitoren e 100-të me Argjentinën

Lionel Messi me Argjentinën po vazhdojnë ta shkruajnë historinë. “Albiceleste” regjistroi mbrëmë fitore të pastër 3:0 në miqësoren me Xhamajkan në “Red Bull Arena” të New Jerseyt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, shtatë herë fituesi i Topit të Artë e regjistroi fitoren e 100-të me Argjentinën. Futbollisti i Paris Saint-Germainit u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë për t’i realizuar dy gola të bukur.

35 vjeçari me këtë rast arriti në shifrën e 90 golave nga 164 paraqitje. Ndërkohë, Argjentina e vazhdoi serinë impresionuese prej 35 ndeshjeve pa humbje. Kombëtarja jug-amerikane nuk e di se çka është disfata që nga vera e vitit 2019, pra qe më shumë se tri vjet.

Më saktësisht, Argjentina i ka 25 fitore, përfshirë këtu edhe një nga penalltia dhe 10 barazime, që nga humbja 0:2 nga Brazili në Copa America më 2 korrik 2019. Synim i “Albiceleste” është që ta kalojë rekordin e Italisë, e cila nuk kishte pësuar humbje në 37 ndeshje radhazi.

Messi i shënoi 4 gola në dy miqësoret e fundit, dy me Xhamajkën dhe dy ndaj Hondurasit në Miami, shkruan “Gazeta Express”.

Argjentina do ta zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese në muajin nëntor, më saktësisht më 16 të atij muaji kundër Emirateve të Bashkuara Arabe para Botërorit të Katarit, ku synon të dalë triumfuese.

Argjentina do ta kërkojë trofeun e tretë të Botërorit, ndërsa herën e fundit ka triumfuar aty në vitin 1986 me Diago Armando Maradonën, e paraprakisht me Mario Kembes më 1978.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply