Makina me targa falco e kryebashkiakut të Librazhdit, trafik droge për llogari të Taulant Ballës

Kyetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal të rëndë pas denoncimit të djeshëm të SYRI-t se makina e kryetarit të Bashkisë së Librazhdit përdorej me targa false nga kryebashkiaku Kastriot Gurra.

Në denoncimin e ardhur në adresë të ish-kryeministrit Berisha, thuhet se, kryebashkiaku Kastriot Gurra përdor makinën me targa false për të trafikuar drogë për llogari të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

‘Makina Gurra-Balla me targa falco kalonte gjer në 300 kg droge në ditë në Qafë Thanë dhe në Kapshticë’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë

Makina me targa falco e kryetarit të Bashkisë së Librazhdit përdorej për trafik droge për llogari të Taulant Begos.

Makina Gurra-Balla me targa falco kalonte gjer në 300 kg droge në ditë në Qafë Thanë dhe në Kapshticë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni videon e tij!

Jam një qytetar nga Librazhdi. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra përdor makine me targa fallco që përdoret për trafik droge për llogari të Taulant Ballës. E nxjerr hashashin nga malet e Librazhdit deri në doganën e Qafë Thanës. Policia ka dijeni për këtë linjë të trafikut të drogës, por nuk ndërhyn, biles një makine policie i hap rrugën makinës së kryetarit të Bashkisë, Kastriot Gurra deri në doganë, dhe aty ndërrojne targat dhe me targa të tjera në bashkëpunim me doganierët e Taulant Ballës, kalojnë drogën në Maqedoni dhe në Evropë. Makina me targa fallco e Taulant Ballës dhe Kastriot Gurrës kalon deri në 300 kile droge në ditë drejt Maqedonisë dhe nga Kapshtica drejt Greqisë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria drejt protestës më të madhe dhe të fuqishme/ Berisha: Nuk do ju zhgënjejmë, ndërkombëtarët…

Shqipëria do të shkojë drejt protestës më të madhe dhe të fuqishme që ka njohur …

Leave a Reply