Ish-efektivi: Rama ia ka dorëzuar pushtetin krimit, largoi policë të mirëkualifikuar

Ish-drejtuesi në Policinë e Shtetit, Arjan Hoxha, deklaroi në takimin e organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha, se kryeministri Edi Rama ia dorëzoi pushtetin krimit duke larguar brenda një dite të gjithë sektorin e krimit ekonomik-financiar.

Ai tha se, në vitin 2014 kanë qenë rreth 1300 të larguar nga Policia e Shtetit, ndërsa shtoi se qeveria e Rilindjes largoi nga radhët e saj policë të mirëkualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Përfaqësues ligjor i shoqatës së policëve të liruar. Qeveria e rilindjes largoi nga radhët e saj policë të mirëkualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

2014 kemi qenë rreth 1300 të larguar nga policia e shtetit. Është paramenduar dhe shprehur në media që të largohej sapo të vinte në pushtet, gjithë zinxhiri komandues dhe ai që kishte informacionet e policisë së shtetit.

Brenda një dite është laguar gjithë sektori i krimit ekonomik-financiar në Shqipëri, kjo do të thotë tja dorëzosh pushtetin krimit”, tha Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Rama thirri protestën për UÇK-në/ E detyrojnë të zhduket fare nga tubimi

Me një postim në rrjetin e tij Facebook, Rama ftonte tre ditë më parë të …

Leave a Reply