Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, u shpreh se Partia Demokratike mbështe protestën e pedagogëve. Berisha tha se, i garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute.
“Sot, ne mblidhemi për një rivlerësim të projektit të përgatitur nga grupi i punës, i drejtuar nga zoti Bylykbashi, për reformën territoriale, në të cilën kanë kontribute specialistët më të mirë, Sekretariati i Qeverisjes Vendore, deputetë dhe specialistë më të mirë të fushës.
Dua të shpreh mbështetjen e plotë të PD për pedagogët që janë në protestë. Sot organizuan një protestë të fuqishme para Universitetit Politeknik për kërkesat më legjitime të tyre.
I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar në Shqipëri, që është në rrokullisje të madhe”, tha Berisha.