Një çerek shekulli më parë profesor John Joseph Mearsheimer mendonte se “midis Ukrainës dhe Rusisë situata tashmë [ishte] pjekur sepse midis dy vendeve mund të shpërthente një rivalitet i i zjarrtë në fushën e sigurisë”. Nga ana tjetër, argumentonte teoricieni i të ashtuquajturit “realizëm ofensiv”, “fuqitë e mëdha të ndara nga një vijë kufitare shumë e gjatë dhe jo e mbrojtur, si ajo që ndan Rusinë dhe Ukrainën, vihen shpesh në kontrast shtytje nga frika për sigurinë e saj”. Sipas Mearsheimer ishte pak e mundur që këto dy vende ta tejkalonin një dinamikë të tillë dhe të vendosnin marrëdhënie bashkëekzistence harmonike; prandaj kur në 1994 Ukraina u deklarua e gatshme të hiqte dorë nga armatimi atomik dhe të nënshkruante Traktatin e Mosproliferimit, politologu amerikan shprehu mosmiratimin e tij, duke menduar se Ukraina, duke u privuar nga frikësuesi bërthamor, do të ekspozohej nga rreziku që të sulmohej nga Rusia.
Samuel Huntington, që kishte qenë këshilltar i administratës amerikane në kohën e Jimmy Carter, e akuzoi Mearsheimer se nga njëra anë injoronte krejtësisht “lidhjet e ngushta historike, kulturore dhe personale që bashkojnë Rusinë e Ukrainën dhe shkallën e lartë të asimilimit reciprok ekzistues midis popullsive të të dyja vendeve” dhe, nga ana tjetër, “çarja e thellë kulturore që ndan Ukrainën lindore ortodokse dhe Ukrainën perëndimore uniate, një e dhënë e lashtë dhe bazike historike”. Prandaj teoricieni i “përplasjes së qytetërimeve”, ndërsa e gjykonte pak të mundur shpërthimin e një lufte ruso – ukrainase, theksonte mundësinë që Ukraina të ndahej më dysh, duke parafiguruar “një ndarje që prania e faktorëve kulturorë do të imagjinohej më e dhunshme se ajo çekosllovake, por shumë më pak e përgjakshme se ajo jugosllave”. Kështu që sipas mendimit të Huntington duhej nxitur Ukraina të hiqte dorë nga arsenali i saj, duke promovuar “forma konsistente asistence ekonomike dhe masa të tjera të prirura nga ruajtja e unitetit dhe e pavarësisë ukrainase dhe të sponsorizoheshin iniciativa speciale për të përballuar një çarje të mundshme” të vendit.
Megjithëse duke u shkëputur nga teza të diskutueshme si ajo lidhur me vijat e gjata kufitare gjeneruese kontrastesh të shpeshta, pozicionet e shprehura nga dy studiuesit qenë të prekura të dy nga një dobësi bazë, pasi sa Mearsheimer, aq edhe Huntington e injoronin faktorin preponderues dhe vendimtar që herët a vonë do të çonte në përplasjen midis Rusisë dhe Ukrainës e bërë e “pavarur”, domethënë shtytjen historike ekspansioniste të Shteteve të Bashkuara drejt zemrës së kontinentit euraziatik. Megjithatë në vitin 1993, kur në “Foreign Affairs” u shfaqën si artikulli i cituar i Mearsheimer, ashtu edhe artikulli i Huntington ku formulohej fillimisht teoria e “përplasjes së qytetërimeve”, një shtytje e tillë ishte bërë më e qartë, duke qenë të verifikuar tashmë ngjarje si rënia e Bashkimit Sovjetik (26 dhjetor 1991), fundi i COMECON (28 qershor 1991) dhe shkrirja e Traktatit të Varshavës (1 korrik 1991), përveç faktit që në 1990, me ribashkimin e Gjermanisë, një territor që më parë i nënshkruhej influencës sovjetike, ai i Republikës Demokratike Gjermane, kishte hyrë dhe ishte bërë pjesë e NATO. Por qysh më parë – pak më parë – këtyre ngjarjeve, më 2 gusht 1990, Shtetet e Bashkuara patën promovuar dhe kryesuar kundër Irakut agresionin e njohur si “lufta e parë e Gjirit” dhe pak më vonë, më 17 prill 1992, patën hyrë në Kabul, duke e shtrënguar në arrati presidentin Mohammad Najibullah, luftëtarët e Aleancës Veriore, të financuar, armatosur dhe stërvitur nga CIA gjatë administratave të Jimmy Carter dhe Ronald Reagan, të cilët i quajti “luftëtarë për lirinë […] që mbrojnë parimet e pavarësisë dhe lirisë që formojnë bazat e sigurisë dhe të stabilitetit global”.
Avancimi perëndimor drejt kufijve të Rusisë ishte vetëm në debutimet e saj, pasi nuk ishte e vështirë të parashikohej se pasi të kishte shkatërruar Irakun dhe largonte Moskën nga Afganistani, Uashingtoni do të kërkonte ta transformonte në avampostin kryesor antirus atë nyje gjeopolitike ukrainase, që sipas indikacioneve të Zbigniew Brzezinski, ishte e domosdoshme të shkëputej nga Rusia, në rast se donte ta pengonte këtë të fundit të bëhej një shtet i fuqishëm perandorak, i shtrirë mbi Europën dhe mbi Azinë”.
Kalimi i Ukrainës në kampin perëndimor, e ndodhur në vitin 2014 me grushtin e shtetit të Euromajdanit, është futur në kontekstin e “zgjerimeve” të NATO, të cilat e kanë zgjeruar hegjemoninë amerikane në vende që më parë kishin qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik apo e të ashtuquajturit “kamp socialist”. Territori i Gjermanisë Lindore dhe eksklava e Berlinit Perëndimor qenë bërë anëtarë të NATO më 3 tetor 1990, me ribashkimin e Gjermanisë; më 12 mars 1999 u bënë anëtare të NATO Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria (zgjerimi i katërt); më 29 mars 2004 u gllabëruan në organizatën atlantike Estonia, Letonia, Lituania, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Sllovenia (zgjerimi i pestë); më 4 prill 2009 i takoi Shqipërisë dhe Kroacisë (zgjerimi i gjashtë); më 5 qershor 2017 qe radha e Malit të Zi (zgjerimi i shtatë); së fundi, më 27 mars të 2020 i takoi Maqedonisë së Veriut (zgjerimi i tetë). Aktualisht është parashikuar pjesëmarrja e 4 vendeve të tjera në Planin e Aksionit për Aderim (Membership Action Plan – MAP), që përgatit hyjen praktike në organizatë; bëhet fjalë për Bosnje – Hercegovinën, Suedinë, Finlandën dhe Gjeorgjinë. Dy vendet e fundit kufizohen me Federatën Ruse, ndërsa Suedia mbyll Detin Balltik.
Në fund, Vladimir Putini shikohet i detyruar ta kalojë Rubikonin. Përballë reagimit të Rusisë, një Henry Kissinger tashmë 100 vjeçar ka deklaruar në një intervistë në “Wall Street Journal”: “Mendoja se Polonia – të gjitha vende perëndimore tradicionale që kanë bërë pjesë në historinë perëndimore – qe anëtare logjike e NATO”. Por Ukraina, thotë ai, ishte më mirë të mos prekej dhe të lihej të bëhej një shtet kushinetë midis Perëndimit dhe Rusisë: “Kam qenë në favor të pavarësisë së plotë të Ukrainës, por kam menduar se roli më i mirë do ishte diçka si ai i Finlandës”. Bilanci i nxjerrë nga ish sekretari i Shtetit ishte për pasojë falimentar dhe alarmues: “Jemi në pragun e luftës me Rusinë dhe Kinën mbi çështje që pjesërisht i kemi krijuar ne, pa asnjë ide sesi do të përfundojë apo çfarë duhet të sjellë”.
Mea culpa e Henry Kissinger i shtohet ajo e John Mearsheimer, që në një konferencë të mbajtur më 16 qershor 2022 në European University Institute (EUI) e Firenze ka thënë tekstualisht: “E vërteta tragjike është se, sikur Perëndimi të mos kërkuar ta zgjeronte NATO në Ukrainë, ka pak të ngjarë që sot në Ukrainë do të kishte shpërthyer një luftë dhe ka shumë të ngjarë që Krimeja do të ishte ende pjesë e Ukrainës. Efektivisht, Uashingtoni ka luajtur një rol qendror në futjen e Ukrainës në rrugën e shkatërrimit. Historia do t’i dënojë ashpër Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre pabesushmërisht idote ndaj Ukrainës”. Sigurisht, sot të do të ishte shumë më e vështirë nga sa nuk ishte 25 vite më parë t’i atribuohej konfliktit ruso – ukrainas në 1576 kilometrat e vijës kufitare që përshkon të dy vendet…
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA