Pedagogët i përgjigjen Ramës: Mos vijo me teorinë e 7%, kjo nuk është rritje!

Kryetari i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama për rritje 7% të rrogës. Gjatë protestës, Kovaçi tha se, kjo shifër nuk është rritje rroge, duke theksuar se pagat e universitetit nuk kanë pasur as indeksim. Po ashtu ai i ka kërkuar Ramës që të herë dorë nga investimet strategjike.

“Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet. Këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit, të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. Kryeministri vijon me teorinë e 7%. Kjo nuk është rritje. Pagat e Universiteti nuk kanë pasur as indeksim. I themi të mbledhë këto të gjitha njëherë sepse ka mbajtur dhe interesat sepse nuk ka indeksuar as inflacionin. Pra ka hapësira qeveria të shtojë 20-30 mln euro për Universitetin”, tha Kovaçi.

About Redaksia

Check Also

Kreu i misionit të monitorimit: Zgjedhësit nuk ishin të lirë, ishin nën presion, zgjedhje të pabarabarta, qeveria…

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një …

Leave a Reply