Qeveria lëmoshë pedagogëve, Kushi: Do u rrisim pagën 7 përqind

Qeveria ka marrë ditën e sotme vendimin për rritjen me 7% të pagave të pedagogëve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi për gazetarët se qeveria ka vendosur një kufi për rritje deri në 15%.

Ajo nënvizoi se përtej shifrës përtej 7% që do të financohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër do të duhet të financohet nga vetë universitetet.

“Sot ne këshillin e ministrave morëm një vendim të rëndësishëm për pagat e pedagogëve. Po punojmë prej disa kohësh në bashkëpunim. Sot kemi vendosur që pagat të rriten deri në 15%. 7% do mbulohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër do paguhet nga vetë universitetet në varësi të të ardhurave të tyre. Janë vetë universitetet që mund të miratojnë edhe rritje përtej këtij niveli minimal.

duhet të kuptojmë që pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë dhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit, policët, zjarrfikësit, kanë mundësi të tjera jo vetëm nga buxheti i shtetit por dhe nga programet e kërkimit shkencor të BE”, deklaroi Kushi.

Pedagogët në protest pasi kanë mësyuar këtë lajm kanë deklaruar se nuk janë dakord kurrsei me këtë rritje page si lëmoshë.

About Redaksia

Check Also

Përgjimi zbardh detajet/ Telefonata 11 minutëshe e Ballukut me banditë për të kërcënuar dëshmitarët

Si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë Një element që Kryetari i grupit parlamentar të …

Leave a Reply