Vendimi i gjykatëses mercenare politike, i pashembullt në historinë e jurisprudencës. Nën diktatin e Edi Ramës

• Berisha: Vendimi i gjykatëses, mercenares politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës. Nën diktatin e plotë të Edi Ramës. Yuri Kim bëri ndërhyrje direkte tek Erjon Veliaj, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj, u tregua e sinqertë

“Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë, dhe padia është apsolutisht e paligjshme.

Vendimi i gjykatëses, do t’i thoja mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës shqiptare, europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës.

Por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj.

Për atë bëri mirë që u tregua e sinqertë por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …

Leave a Reply