Duma: Logjika të çonte në përfundimin se Basha ishte në pazar dhe i shitur

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, komentoi situatën politike në vend dhe në veçanti atë në Partinë Demokratike.

“Dyshimi, ishte apo s’ishte i shitur, ishte në pazar kryetari formal apo nuk ishte në pazar. Ky dyshim qëndroi sepse kishte disa gjëra që logjikisht nuk përgjigjeshin.

Pse nuk propozuam emra për Reformën në Drejtësi. Pse nuk morëm pjesë në Reformën Territoriale. Jam kam thënë atëherë që ka rënë miti i rotacionit.

Kur ra 8 vjetëshi, të luash me mitet, do të thotë që ti duhet të bësh namin e strategjisë që ti besojnë njerëzit se në mandatin e tretë do ja dalësh kur nuk ia dole në rotacionin historik.

Një nga gjërat që demokratët kanë ndjerë, është që ne do luftojmë 100 për qind por për një njeri që mendojmë 100 për qind që s’na shet.”-tha Duma.

About Redaksia

Check Also

Kreu i misionit të monitorimit: Zgjedhësit nuk ishin të lirë, ishin nën presion, zgjedhje të pabarabarta, qeveria…

Kreu i misionit të monitorimit të ODIHR në Shqipëri, Ambasadori Lamberto Zannier analizoi në një …

Leave a Reply