Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit: SPAK ndaje mendjen, me mafian apo me qytetarët

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë paralajmëruar një protestë para SPAK.

Kjo protestë vjen me moton, “SPAK ndaje mendjen: Me mafian apo me qytetarët?!”.

Aktivistët janë shprehur të indinjuar pasi po bëhen gati 3 vite nga dorëzimi i padisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe akoma nuk ka një vendim.

“Të gjithë në protestë pa dallim kundër veprimeve të SPAK ndaj aferave ulëritëse korruptive,” ishte thirrja që aktorët u bëjnë qytetarëve të vendit.

Protesta është thirrur ditën e mërkurë, 12 tetor, në orën 10.00 përpara ndërtesës së SPAK.

About Redaksia

Check Also

Arben Malaj i përvishet Taulant Ballës/ “Mashtrues odiner, numri 0900…”

Arben MALAJ Mashtrues ordinere!.Ska numër “900” në BE. Ja sqarimi i “Dielles” se BE-se. Si …

Leave a Reply