Vend me potencialitete gjeopolitike të mëdha, Argjentina konfirmohet viktimë e deformimeve të ndodhura në ADN e saj politike dhe socioekonomike: Buenos Airesi mbetet i paqëndrueshëm nga brenda dhe i varur nga jashtë për financimin e borxhit të tij sovran. E vërtetojnë dy ngjarje të ndodhura në javët e fundit.
Atentati ndaj Cristina Kirchner dhe marrëvedhja me Fondin Monetar Ndërkombëtar
E para, vrasja e tentuar ndaj Cristina Kirchner, zëvendëspresidentja aktuale dhe kryetare e krahut të fortë të peronizmit, në qendër të një procedimi penal që e sheh të dënuar për keqpërdorim, emblemë e “grieta” kombëtare, frakturë që nga 2007 e sheh vendin të ndarë midis kirchneristëve dhe antikirchneristëve dhe që futet në një traditë polarizimi shpesh të shpalosur në dhunë. Ngjarja e dytë është emërimi në fillimin e gushtit i Sergio Massa si “superministër” i Ekonomisë (do të menaxhojë edhe politikat bujqësore dhe prodhuese) i ngarkuar që të mbajë gjallë financat – dhe, për pasojë, larg sheshet – e vendit, duke mundësuar implementimin e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar lidhur me ristrukturimin e borxhit të arritur me vështirësi në fund të shkurtit dhe i urryer nga krahu kirchnerist.
Presidenti aktual i Dhomës dhe figurë e tretë referues i Frente de Todos, (koalicion progresist që grupon kircheneristë dhe peronistë, përveç pjesës më të madhe të shokëve të majtë), Massa ka qenë i treti që ka marrë dikasterin e Ekonomisë në harkun e një muaji, pas dorëheqjes së dy ministrave teknikë Guzmán dhe Batakis (i pari aderues tek Fernández, i dyti tek Kirchner). Alternimi i vazhdueshëm i ministrave është demonstrimi plastik që asnjë politikan i majës, sidomos pas goditjes së dhënë nga dora e koalicionit të qendrës së djathtë të opozitës, Juntos por el Cambio në zgjedhjet e mesit të mandatit të 2021 dhe ndërsa afrohen zgjedhjet e 2023, guxon të marrë përgjegjësinë e masave strukturore të kërkuar nga organizma dhe investitorë ndërkombëtarë, por patjetër jopopullore, sidomos në një kuadër kontributesh publike i cili parashikon për shembull subvencionet për energjinë që – nëse i llogarit – do t’i ngrinte në qiell faturat energjitike.
Në këtë kuptim, Massa është ndoshta karta e fundit për t’u luajtur në mënyrë që t’i japë ekzekutivit të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme duke i zbutur efektet e krizës ekonomike të brendshme, të cilës i shtohen ato të pandemisë më parë dhe të luftës në Ukrainë më pas. Ndërsa kontestohet marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që për më tepër parashikon kushtëzime më të forta se ato të imponuara ndaj vendeve të tjera, inflacioni ka tejkaluar 60% (sipas ekonomistëve do të arrijë 90% në fundin e vitit), rezervat në valutë të huaj kanë prekur minimumin historik dhe vëera e valutës kombëtare është në rënie të lirë.
Alberto Fernández, peronist i “moderuar” i zgjedhur president i Argjentinës në 2019, kishte premtuar një projekt të qartë prishjeje me administratën e mëparshme të Mauricio Macri: mik personal i Donald Trump, Macri ishte autori i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar të 2018, e përcaktuar si “kapje për fyti” nga peronistët, i prirur ndaj ultraliberizmit dhe i angazhimit me Shtetet e Bashkuara mbi çështje rajonale vendimtare si izolimi i Venezuelës së Maduro, por kthesa ka qenë vetëm e pjesshme.
Ura me Uashingtonin
Banja e realitetit që qeverisë së tij i është dashur të kryejë, pavarësisht kthesën në formë U mbi tema si raportet me Venezuelën dhe Bolivinë (nga rivendosja e plotë me marrëdhënieve diplomatike me vendin e drejtuar nga Nicolás Maduro tek letra e kërkimfaljes ndaj homologut bolivian Luis Arce për rolin e ekzekutivit të Macri në grushtin e shtetit që ka rrëzuar Evo Morales në fundin e 2019), demonstron sesa Argjentina është skllave e borxhit nga administratat e mëparshme. Kjo e shtyn Buenos Airesin të mos nënshtrohet Fondit Monetar Ndërkombëtar, organizëm i shënuar nga pesha specifike e Uashingtonit. Jo rastësisht, pavarësisht retorikës djegëse, e shpalosur edhe në rastin e Takimit të Amerikave të qershorit, kur Fernández nuk i ka dobësuar kritikat ndaj Joe Biden për ftesën e munguar për Venezuelën, Kubën dhe Nikaraguan, Argjentina është ruajtur nga prishja e urave me Uashingtonin; për më tepër, Shtetet e Bashkuara janë partneri i tretë tregëtar i vendit pas Brazilit dhe Kinës.
Në muajt e fundit kanë pasuar takime në Shtetet e Bashkuara midis funksionarëve amerikane dhe argjentinas, midis të cilëve ai i Massa i fillimit të shtatorit, që do të duhej të sublimoheshin nga takimi i paralajmëruar midis Biden dhe Fernández, i shtyrë për shkak të pozitivitetit me Covid-19 i presidentit amerikan. Takime të përqëndruara, përveçse mbi negociatën në kuadër të Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe mbi bashkëpunimin bilateral potencial në aspekte strategjike, përfshi ato në qendër të projektimit kinez.
Nga perspektiva veriamerikane, Amerika Latine vazhdon në fakt të mbajë rolin e bahçes së shtëpisë disponueshmëria e të cilit i siguron superfuqisë mundësinë e projektimit të influencës jashtë vendit dhe, për pasojë, të ruajë primatin botëror. Kusht që mund të ndryshohet nga penetrimi në rajon i fuqive armiqësore si Federata Ruse dhe, sidomos, Republika Popullore e Kinës.
Karta ruso – kineze
Megjithatë, Argjentina e Fernández (dhe e Kirchner, shpirt i peronizmit dhe kundëraltar i dualizmit që ka frenuar aksionin qeveritar) ka thelluar marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë. Sidomos Republika Popullore në vitet e vitet e fundit e ka tejkaluar Uashingtonin si partner tregëtar i vendit jugamerikan dhe është bërë ndër investitorët kryesorë të huaj, duke e përqëndruar praninë e saj në aspekte strategjike midis të cilave infrastruktura, miniera, energji bërthamore, hapësirë, telekomunikacione. Ndërsa në Moskë, ku ishte në vizitë në ditët përpara fillimit të pushtimit të Ukrianës nga ana e forcave ruse, Fernández ka deklaruar se Argjentina synon që të krijojë “derën hyrëse” të Federatës në Amerikën e Jugut. Menjëherë më pas ka shkuar në kryeqytetin kinez, ku është paraqitur në inaugurimin e Lojërave Olimpike Dimërore (lideri i vetëm në njërit prej vendeve anëtare të G20), ka aderuar zyrtarisht në “Rrugët e Reja të Mëndafshit” (që duhet t’i sjellin projekte të vlefshme për 24 miliard) dhe ka siguruar zgjerimin e swap agreement (nga 18.5 miliard në 21.5 miliard).
Veç kësaj, në mars i është caktuar Kinës ndërtimi i centralit të katërt bërthamor (Atucha III) të vendit; pa numëruar bazën hapësinore në Patagoni e ndërtuar nga kinezët dhe i dhënë Pekinit për 50 vjet (i vetmi në Amerikën e Jugut), që amerikanët i frikësohen se mos përdoret për qëllime spiunazhi. Në dritën e kufizimeve strukturore ekonomiko – financiare, Fernández synon kështë të fitojë sa më shumë marzh negociues të mundshëm me Shtetet e Bashkuara dhe me organizma me drejtim amerikan si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Ndëramerikane e Zhvillimit dhe Banka Botërore dhe, ndërkohë, të zgjerojë numrin e partnerëve ndërkombëtarë në shenjën e Realpolitikës.
Në mënyrë të ngjashme, marrëdhëniet me Brazilin e Jair Bolsonaro – që e ka quajtur Fernández “një komunist” kundër të cilit “nuk ka vaksinë” – po rimarrin në mënyrë të ndrojtur veten pas një dyvjeçari me fërkime. Jo vetëm për çështje ideologjike dhe prej raporteve të qëndrueshme midis peronizmit dhe Lula da Silva, në avantazh në sondazhe që të mund të rizgjidhet president i Brazilit, por edhe prej diatribës në gjirin e MERCOSUR, i bllokuar nga një ngërç në “fleksibilitetin” e saj që shikon në kundërvënie Buenos Airesin dhe Brazilian (bashkë me Montevideon), konkurrentë tradicionalë ekonomikë.
Megjithatë, në muajt e fundit të dy ekonomitë kryesore jugamerikane po kërkojnë të lënë menjanë divergjencat ideologjike – që megjithatë e kanë bërë të mbajë një qëndrim më të ngjashëm, domethënë ambig (duke eëdnuar agresionin në Ukrainë por pa marrë pjesë në sanksionet kundër Rusisë), në raportet me Moskën pas 24 shkurtit – të vetëdijshëm për ndërvarësinë që e lidh dhe që i kushtëzon ekonominë, sidomos në vijim të krizave të shkaktuara apo të përkeqësuara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë, duke filluar nga aspekti energjitik dhe ai ushqimor. Nga këtu, për shembull, mbështetja e Brazilias ndaj hyrjes së Buenos Airesit në BRICS. Siç e ka pranuar Fernández, vendi i tij nuk mund t’ia lejojë vetes të ketë një “marrëdhënie të keqe” me fqinjin.
Dritare mundësie
Me pak fjalë, Argjentina është përballë dritares së radhës së mundësive. Gjeografia monitor i agresioneve potenciale ndaj një pjese të mirë të kufijve të saj, i siguron resurse natyrale të bollshme dhe mundësinë e lëvizjes lethsësith mallrat drejt Oqeanit Atlantik nëpërmjet sistemin lumor kombëtar. Për shembull, Argjentina është e pajisur me rezervat e dyta të litiumit në botë, është prodhuesi i tretë botëror i grurit dhe i dyti i sojës.
Sikur të arrinte t’i zhvillonte resurset e mëdha që dispononte, edhe në planin energjitik – duke filluar për shembull nga vendburimi i Vaca Muerta, i dyti i shale gas në botë dhe i katërti i shale oil, aktualisht larg nga të vënit në shfrytëzim – mund të ngrejë tiparin e vet gjeopolitik, duke shfrytëzuar përkëdheljen e Shteteve të Bashkuara dhe atë të rivaleve të saj një fazë përgatitore të risistemimit të ekuilibrave strategjike globalë. Alternativa është të vazhdojë të jetë pre e qëndrueshmërisë ciklike që i dallon historinë, e egërsuar nga degëzimet jugamerikane të ndeshjes midis Uashingtonit dhe Pekinit, gjithnjë e më aktiv në bahçen e shtëpisë së superfuqisë.
(nga Aspen Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA