Guardiola: E vështirë ta fitosh Ligën e Kampionëve, aty është gjithmonë Reali

Pep Guardiola ka folur për synimet e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

Trajneri spanjoll e pranon se kjo do të jetë mjaft e vështirë për t’u arritur pasi aty ka gjithmonë klube të mëdha konkurrente, siç është Real Madridi.

Ish-trajneri i Barcelonës e komentoi edhe barazimin pa gola me Copenhagen në fazën e grupeve të Championsit mbrëmë.

“Liga e Kampionëve është mjaft e vështirë për t’u fituar sepse Real Madridi është gjithmonë aty. Ajo që e kemi marrë ndaj Copenhagen është një pikë e mirë sepse nuk është e lehtë të fitosh në fund në një ndeshje 10 kundër 11. Jam mjaft i kënaqur me prezantimin e skuadrës”, deklaroi Guardiola.

“Haaland? E ka mbyllur lojën kundër Southamptonin me një lodhje të madhe dhe në ditët e fundit s’e ka marrë ende veten. Sot ishte më mirë, por meni vendosur ta pushojmë dhe të mos rrezikojmë me të”, përfundoi Pep.

About Redaksia

Check Also

Futbollisti i Chelsit ndërpret pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, zi për Diogo Jotën

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, …

Leave a Reply