Nga Adriana KALAJA
Për ata që sot nuk i ra zilja e alarmit
Për ata që nuk erdhën kurrë te Sheshi i Teatrit,
Për ata që mezi prisnin shtatorin e “protestave”,
Për atq protestues ambulantë të mafiozit Erion Veliaj,
Për ata që nuk u bashkuan me Kauzën dhe kur regjimi i prishi barbarisht më 17 maj 2020 atë,
Për ata që nuk i’u bashkuan Kauzës së Teatrit edhe pas 17 majit 2020,
Për ata që sot na ndoqën nga ngrohtësia e krevatit apo divanit,
Për ata që sot na ndoqën nga kafenetë plot,
Për ata që na kanë ironizuar, qeshur apo dhe janë munduar të na vënë në lojë,
Për ata pjesë e “shoqërisë civile” të Sorosit të Delina Ficos me 2 burra në qeveri.
Për Sudet dhe Zvarranikët e Lulzimit,
Për Eskortat e Kimit,
Për ata “avokatë sorosistë” punëmarrës të Endri Fugës që paguhen për të ngritur padi korruptive,
Për ata BRYL-sat që na kanë quajtur të paaftë,
Për ata “gazetarë” Made In Klodiana Lala që nuk guxojnë të flasin për Kauzën e Teatrit,
Për ata avokatë delirantë “antisoros” që vetëm sulmojnë e nuk kanë fituar asnjë betejë,
Për ata që akoma nyk e dinë se kemi fituar betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese,
Për ata që akoma nuk e dinë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese detyron Erion Veluaj të kthejë pronën e Teatrit Kombëtar te Ministria e Kulturës siç ka qënë më 8 maj 2020,
Për ata “avokatë” Made In Dorian Matlija punëmarrës të Soros, që thonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është detyrues,
Për ata shërbëtorë të regjimit që thonë se mosekzekutimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është vepër penale,
Për ata “skutha” çuna të Lekës që thonë se Teatri nuk fitoi në Gjykatën Kushtetuese,
Për ata minjtë e pusetave që thonë se trualli i Teatrit Kombëtar është pronë e banditit Erion Veluaj dhe ai mund të bëjë ç’të dojë,
SQAROJ SE:
- Kemi bërë 17 kallëzime penale me 280 zyrtarë të lartë nga Efvin Rama, Erion Veliaj etj.
- Kemi 16 kërkesa proceduriale për marrjen e masës së sekuestros preventive mbi:
- Truallin e Teatrit Kombëtar,
- Projektin korruptiv të Biarke Ingels,
- Aksionet e shoqerisë me aksioner Bashkinë Tiranë “Tirana DC” sh.a,
- Fondin e planifikuar për fillimin e punimeve.
- Kemi fituar betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese e cila ka shpallur antikushtetues VKM e transferimit të pronës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë duke detyruar subjektin:
- Bashkia Tiranē të kthejë pronën te Ministria e kulturës siç ishte më 8 maj 2020;
a.1. Dy godinat,
a.2. Garderobën,
a.3. Skenografinë,
a.4. Rekuizitat,
a.4. Arkivat dhe inventarët
- Agjensia Shtetërore e Jadadtrës të bëjë gjithë transkiptimet e nevojshmë.
Askush nuk del mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ne do e dëshmojmë me prova.
- Kemi fituar betejën morale me pushtetin se, luftuam e vazhdojmë të luftojmë për:
- Historinë,
- Trashëgiminë kulturore,
- Identitetin kombëtar.
Ndaj sot, ju të gjithë që përfshiheni në pikat “ata”,
SUS.
Po po.
SUS.
Se nëse ekzistojnë akoma disa burra e gra që nuk do e lejojnë mafiozin e Ndragetës të kandidojë për herë të tretë, për të vijuar shkatërrimin e Tiranës, janë Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Këtu dallojnë QËNDRESTARËT nga shërbëtorët.
Këtu dallojnë SHQIPONJAT nga Sudet dhe Zvarranikët.
Ne kemi zgjedhur të jemi SHQIPONJA.
Ups se harrova.
Kemi dhe meritën e madhe se bindëm EDHE Yuri Kimin se Rama dhe Veliaj i bëjnë presion Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.