Rama flet për gjyshen e tij në Këshillin e Europës

Kryeministri Edi Rama i përgjigjur pyetjeve në Asamblenë e Përgjithshme të KiE. Ai tha se Shqipëria nuk zgjedh mes miqve, referuar Turqisë e Greqisë.

“Përgjigje ndaj zonjave e zotërinjve e do i kthehem zonjës nuk di nga vjen sepse nuk u prezantua, nga Greqia, tani kuptoj pse është e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Ashtu si Greqia e Italia, të trija janë njësoj e në politikën tonë të jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. nuk kuptova pyetjen tuaj. Ju keni problemet tuaja shpresoj ti zgjidhni mes dialogut e drejtësisë ndërkombëtare por kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë e zgjedhim mes miqve e partnerëve tan se kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë.

Gjyshja ime një grua e mençur thoshte fqinj i lumtur është shtëpi e lumtur. në nuk kemi frikë se një gjë e keqe mund të vijë nga Turqia, në të kundërt, është shumë e rëndësishme për sigurinë e Europës. Pa ta kriza e emigrantëve do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet më të rëndësishme të Europës. Turqia qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. Kam privilegjin të konsideroj vetem mik të Erdogan e Mitsotaqis për të zgjidhur këtë çështje”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply