BABAI DHE TRE VELLEZERIT

Nga Agim Xh. Dëshnica

Një nga përrallat me qeros, e dëgjuar nga Berti, në një fshat në bregun e majtë të lumit Seman, fillonte, paksa me trishtim, veçse si përherë, mbaronte  me gëzim kështu:

“Na qe mos na qe, një burrë  i moshuar nga Paftali i Shpiragut me gruan e tij nga Velabishti. Ata  na  kishin tre djem të martuar. Nuset të trija ishin nga Çorrogunji i Skraparit.

Çdo të hënë ai burrë mali shkonte në pyll, hipur mbi kalë. Pasi e ngarkonte me dru shkoze, kthehej në këmbë në shtëpi. Një ditë  nuk u ndje mirë. Zuri shtratin, u bëri zë djemëve dhe u tha:

-O bijtë e mi të dashur, po ju lë ketë amanet: pas meje mos  u ndani. Edhe nëse ndaheni, më i madhi të marri kalin,  i dyti, samarin, i treti, frerin.

Erdhi një kohë, kur plaku mbylli sytë dhe djemtë u ndanë. I madhi  mori kalin e u nis për në pazarin e Roskovecit. Rrugës hasi me një tregtar.

-Nga vete, or djalë? – e pyeti tregtari.

– Ja, deri në Roskovec, dua të blej  një samar  për kalin.

– Po ta gjej unë samarin, ty, në qoftë se di përralla më shumë  se unë, ama përndryshe ta marrë kalin. Hajt, fillo ti i pari!

-Jo,  të takon ty, se je më i madh.

Dhe tregtari tha:

-Unë bëra drekën, thirra burra e gra,  djem e vajza nga qyteti e fshatrat,  as qenë as mace, nuk lash pa thirrur.   Poqa  gjysmën  pulës që s’bënte vezë. U ngopën. sa s’plasën të gjithë. Gjysmën tjetër e mbajta pë drekë e darka të tjera . Tashti, trego ti!

-Jo, unë  nuk  di përralla të tilla.

Tregtari ia mori kalin.

Djali i madh u kthye në  shtëpi kokulur. E pyetën  vëllezërit:

-A e shite shtrenjtë?

-Shtrejtë, o po, shtrejtë! Dhe u tregoi ç’i kishte ndodhur.

– U nis, vëllai i dytë. Mori samarin në krah e iku. U takua, po me atë tregtar.

– Or çun, nga po  vete?

-Kam dalë  për  të  blerë një kalë.

– Po dite përralla  më shumë se unë, ta gjejë unë kalin. Po nuk dite sa unë, ta marrë edhe samarin..

– Rrëfe ti i pari! -i tha  vëllai i dytë- nga ato përrallat e tua.

– Shtrova darkën, thirra burra e gra, djem e vajza nga qyteti e fshatrat, qenë e mace e maçokë. Poqa një gjysëm pulë, gjysma  tepëroi.  U zjeva dhe një vezë, u ngopën së ngrëni sa s’plasën nga i pari tek i  fundit.  Hajt, trego dhe ti.

– Unë s’di anjë  përrallë si kjo..

U kthye edhe vëllai i dytë në shtëpi, i ngrysur. E pyetën vëllezëritt:

– E, ore, e shite shtrenjtë?

– Shtrejtë, shtrejtë, e shita. -iu përgjigj ai dy vëllezërve dhe u tregoi ç’i kishte ndodhur.

Herët në mëngjes, më i vogli, Qerosi hodhi frerin mbi sup, u nis e për dy sahat mbërriti në Pazarin e Roskovecit

Atje kaloi tregtari i hipur në kalë.

-Pazar i mbarë!- i thirri tregtari më të voglit, sa e pa.

–  Edhe ti mbarë paç-i tha Qerosi.

Sytë e tregtarit u rrudhën, tek iu mbërthyhen qerosit.

-Or, çun çfarë dashke  të shesësh këtu sot ti?- e pyeti.

– Ja,  këtë frerin  se dua të blej një kalë me samar.

– Ta gjej unë menjëherë, kalin dhe samarin, po  deshe, nëse di   përralla më shumë se unë. Po dite më shumë, ta japë  kalin me samar, frenin dhe tri hejbe  me flori. –Hajt, fillo ti!

– Jooo, fillo ti!

Tregatari nisi:

– Unë shtrova një  darkë, thirra burra

e gra, djem e vajza, qenë, mace e maçokë, nga fshatrat  e qytetet afër e larg, skuqa një vezë, gjysma teproi. E ruajta për ndonjë davet tjetër.

A ke më zotni?

-Jo,  ç’të kem, rrefena ti ndonjë.

Pas tregtarit filloi  Qerosi:

– Pata dy ara buzë  kënetës së Tërbufit. Te njëra korra grurë, te tjetra mbolla duhan. Pastaj  grurin e shiva në lëmin e duhanit, duhanin te lëmi i grurit. Grurin  e karshtisa me egjër e fara  duhani. Tërë bereqetin e mbarta matanë tri kodrave në bregun e detit me karvanin  e milingonave. Në liman ngarkova kaiken prej lëvozhge arre. Hipa dhe  vet në kaike.  Ika  tutje larg në  det. Atje fryu era për kiamet, ma anoi  kaiken. Vu era-vu-vu. era vu-vu, era vu-vu… Për pak desh u mbyta me kaiken e mallin..  Kërceva për qiell e rashë ne breg  mbi shkëmbinj shëndosh  e mirë.  Andej hodha litarin  në cep të kaikes.  Hiq tërhiq-s’ka,  hiq tërhiq—s’ka. U bëra zë tre brumbujve. Hiq- tërhiq, hiq -tërhiq dhe kaiken e hipa në malin e Tomorit.  Atje,  pasi   e ndava grurin  nga farat e duhanit  nisa të mbjell  gjysmat  e kokrave të grurit e gjysmat e farave të duhanit, në nji pllajë mbuluar me dëborë. Dy gjysmat e tjera i lash për nesër.  Rashë e fjeta nën dëborë. Më zurii gjumi rehat.  Kur zgjova  në mengjes kisha vapë. Më  ra ndër mend  se pata harruar të  mbillja spinaq, presh, lakra,  domate ,kunguj…

– Or, çun! A ka më kjo përrallë?!

– Prit! Duro!, S’kam rrëfyer as çerrekun…

-Mjaft! Mjaft! Se plasa!! Fitove ti! Merre kalin, samarin e frerin. Merr edhe tri hejbet plot me flori e m’u hiq sysh!

Qerosi më spari mori hejbet,  pastaj frerin, samarin  dhe i hipi kalit. Sapo mbërriti në shtëpi, i tha vëllait të madh:

-Na  një hejbe plot me flori.

I tha të mesmit:

– Merre dhe ti  hejben me flori. Hejbja e tretë ashtë e imja. Kali me samarin  e frerin,  tashti janë tonat përsëri..

E kështu  tre vëllezërit  nuk u ndanë!

U gëzua plaka nga fshati Velabisht. U gëzuan edhe tri nuset nga Çorogunji i Skrapari”.

About Redaksia

Check Also

Falja e namazit të Kurban Bajramit, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë!

Mëngjesin e sotëm, në faljen e namazit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i KMSH …

Leave a Reply