Thirret në SPAK kryebashkiaku i Vlorës

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo është hera e dytë që Leli përfundon në SPAK, pas ‘intervistës’ së 23 korrikut që dha para prokurorëve të posaçëm. Nuk dihet ende se për çfarë do të pyetet kryebashkiaku i Vlorës sot.

Herën e fundit, Leli u pyet për llogari të hetimit që po ndjek prokurorja Enkeleida Millonai për tjetërsimin e pronave në bregdet. Ndaj Lelit nuk ka asnjë kallëzim apo të jetë person në hetim. Ai rezulton se ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

About Redaksia

Check Also

Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës. Dihet tashmë kuzhina …

Leave a Reply