Del jashtë kontrollit situata mes dy Koreve, avionë luftarakë pranë kufirit

Tensionet e reja po shpërthejnë midis Koreve, me Veriun që fluturon aeroplanë luftarakë pranë kufirit të tyre të përbashkët derisa Jugu mban një stërvitje artilerie.

Avionët e Koresë së Veriut iu afruan zonës së ndalim-fluturimit në kufi midis orës 22:30, të enjten dhe orës 12:20 të premten, sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Jugut (JCS), në një lëvizje që Pheniani e ndoqi vetëm disa orë më vonë me lëshimin e 27-të të raketave të vitit, raportoi CNN-i të premten.

Në një moment, avionët e Veriut ishin vetëm 12 kilometra nga kufiri verior i Linjës së Demarkacionit Ushtarak që shkon poshtë qendrës së Zonës së Çmilitarizuar që ndan dy Koretë, tha JCS.

Koreja e Jugut u përgjigj me avionë luftarakë, duke përfshirë F-35-at e saj më të mirë.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut, e drejtuar nga shteti, tha se veprimet ishin në përgjigje të 10 orësh stërvitjeve të artilerisë së Koresë së Jugut pranë kufirit.

About Redaksia

Check Also

Kuba dorëzohet para Shteteve te Bashkuara/ Deklarata e Presidentit

Presidenti kubanez Miguel Díaz-Canel konfirmoi se Kuba dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në bisedime …

Leave a Reply