Messi thyen një tjetër rekord

Lionel Messi e bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme mbrëmë në fitoren e thellë të Paris Saint-Germainit ndaj Maccabi Haifas.

Ylli argjentinas i realizoi dy gola dhe i dhuroi dy asistime në fitoren 7:2 për të shkuar në kuotën e 128 golave në Ligën e Kampionëve.

Me këtë rast, 35 vjeçari e theu një tjetër rekord në duelin e zhvilluar në “Parkun e Princave”, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit H.

E mbrëmë, “pleshti” u bë lojtari me më së shumti gola të shënuar nga jashtë 16 metërshit në Champions.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e ka arritur një gjë të tillë plot 23 herë, duke e lënë prapa rivalin kryesor, Cristiano Ronaldo, i cili e ka një gol më pak të shënuar.

Argjentinasi e ka rikthyer formën optimale dhe e ka marrë stafetën tek ekipi parisien, duke dhuruar spektakël bashkë me Neymarin, por edhe me Kylian Mbappen.

Messi i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 12 asistime deri tash këtë sezon me PSG-në.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply