Demokratët e Durrësit drejt bashkimit të plotë, Berisha takim me strukturat e PD

Demokratët e Durrësit drejt bashkimit të plotë. Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar dje me srtuktrat drejtuese dhe të gjithë demokratët.

Njoftimi i Berishës: Takim i rëndësishëm në Durrës

Të dashur miq, dje pasdite, në Selinë e Partisë Demokratike të degës së Durrësit, u zhvillua një takim i drejtuesve të degës së Partisë Demokratike të Durrësit me kryesinë dhe kryetarët e grup-seksioneve të kësaj dege.
Në këtë takim, që u zhvillua në frymën e bashkimit të demokratëve të Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë, merrnin pjesë, krahas nënkryetarit të PDSH-së Oerd Bylykbashi, antares së kryesisë së PDSH-së Fatbardha Kadiu, kryetarit të PD-së dega Durrës Igli Cara, anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Ardi Muka, nënkryetarit të PD-së Erzen Laçi, dhe ish-sekretari i PD-së Luan Hoti dhe ish-nënkryetarit të PD-së Arlind Boshku, i cili është emëruar nga kryesia e PDSH-së sekretar i degës së PD-së së Durrësit.
Në këtë takim falenderova drejtuesit dhe anëtarët e degës së PD-së Durrës për punën e tyre, në veçanti falenderova z. Luan Hoti për aktin e tij të përgjegjshëm dhe fisnik në kontributin për të bashkuar të gjitha përpjekjet e të gjithë demokratëve të Durrësit për të shpëtuar Durrësin dhe Shqipërinë nga regjimi monist i korruptuar i Edi Ramës, si dhe ftova çdo demokrate e demokratë të Durrësit që të bashkuar të japin kontributin e tyre në këtë moment vendimtar për fatin e demokracisë në Shqipëri.
Në takim u diskutua për përgatitjen e protestës madhështore të datës 12 nëntor dhe primareve dhe zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të Durrësit.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply