SPAK kërkon rikthimin e Alqi Bllakos në qeli, a do ta lëshojë Rama?

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen në ngarkim të ish-deputetit Alqi Bllako, ku SPAK ka ankimuar vendimin për lirimin e tij, duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Mësohet se seanca gjyqësore në GJKKO është caktuar që të mbahet më datë 9 nëntor, në orën 09:00.

Gjykata vendosi më 6 tetor caktimin e masës ‘Arrest shtëpie’ për Bllakon, i cili ishte pas hekurave pas akuzave për inceneratorin e Fierit.

Bllako nga qelia e burgut kërkoi disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’. Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

NJOFTIMI I GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen nr. 180 akti, datë 04.11.2022, në ngarkim të personit nën hetim ish-deputetin Alqi Bllako, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër vendimit nr. 382, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi caktoi seancën gjyqësore për shqyrtimin e kësaj çështje më 09.11.2022, ora 09:00.

About Redaksia

Check Also

OSBE/ODIHR ka rrëzuar legjitimitetin e 11 majit, Rama përpjekje për të ndryshuar raportin

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se ndërkombëtarët janë të informuar për raportin paraprak të …

Leave a Reply