Hidhet shorti! Finale të parakohshme në Champions

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Nga ky short, në fazën e parë eliminuese të Championsit dolën dy derbi.

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai mes finalistëve të fundit të kësaj gare, Real Madrid dhe Liverpool. Pa dyshim, kjo do të jetë një përballje gjigantësh, një finale para finales.

E një tjetër sfidë e madhe do të jetë ajo ndërmjet Paris Saint-Germainit me Bayern Munichun.

Edhe në këtë rast do ta kemi një ballafaqim mes dy kandidatëve për ta fituar këtë trofe.

Milani do të ketë punë me Tottenhamin e Antonio Contes, kurse Interi do t’i masë forcat me Porton.

Përballjet

LEIPZIG-MANCHESTER CITY

CLUB BRUGGE-BENFICA

LIVERPOOL-REAL MADRID

MILAN-TOTTENHAM

EINTRACHT FRANKFURT-NAPOLI

BORUSSIA DORTMUND-CHELSEA

INTER-PORTO

PSG-BAYERN MUNCHEN

About Redaksia

Check Also

Dalin pamjet, ja si i motivoi Ronaldo bashkëlojtarët para finales ndaj Spanjës

Portugalia triumfuoi ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve pas ekzekutimit të penalltive, duke e fituar …

Leave a Reply