Tre vite pas tërmetit, asnjë i dënuar! Familjet e 51 viktimave kërkojnë drejtësi

Sot bëhen tre vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. 51 persona humbën jetë si pasojë e këtij tërmeti të fortë. Mes tyre ishin edhe 8 fëmijë. Dy nga zonat më të goditura ishin Durrësi dhe Thumana. Aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën.

Të gjithë jemi njohur ato ditë me historinë e familjes Lala në Durrës, familjes Cara në Thumanë, familjes Çupi, historinë e Saimir Grekut, i cili mundi të dilte nga rrënojat pasi disa orësh, por për shkak të plagëve të rënda nuk ia doli të mbijetonte. Esiela Karanxha, 8 vjeç në Durrës, humbi jetën nën rrënojat, nën krahët e së ëmës, Dienës.

Edhe pse një tërmet më i vogël në shtator shërbeu si paralajmërim, njerëzit u lanë të jetonin në banesa të dëmtuara derisa erdhi tërmeti vrastar.

Opozita e quajti këtë vrasje shtetërore. Por edhe sot pas 3 vitesh, askush nuk ndodhet në burg për këtë tërmet vrastar.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës, ndërkohë që ende sot banorët nuk janë sistemuar nëpër banesa.

 

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply