Sulmet kibernetike/ 5 urdhër-arreste për zyrtarët që lejuan hakerat të futen në sistem

Prokuroria e Tiranës ka firmosur 5 urdhër arreste në vendin tonë në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë. Mësohet se bëhet fjalë për zyrtarë të administratës të cilët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën. Prokurori ka firmosur për zyrtarët masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Paraprakisht dyshohet se urdhër arrestet janë firmosur për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe të Departamentit të Administrates Publike

Shqipëria u godit nga sulmet kibernetike pak muaj më parë. Më 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”. Pas kësaj, hakerat nxorrën të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS.

Hakerat iranianë morën marrë përsipër sulmet kibernetike. Ata shpërndanë herë pas here material të Policisë së Shtetit, pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pikat kufitare të vendit, përfshirë dhe aeroportin “Nënë Tereza”, duke i shpallur ‘luftë’ shtetit shqiptar.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply