Prokuroria e Tiranës ka firmosur 5 urdhër arreste për zyrtarë të administratës së në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë.
Sipas Prokurorisë, këta persona dyshohet se me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Zyrtarët që Prokuroria ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”
1- Rudina Llagani- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike
2- Albi Gjeta- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.
3- Altin Sallaku -Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
4- Igli Lubonja -Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike
5- Alketa Sulo – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme.
Punonjësit e administratës akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Kjo pasi, nga hetimet është zbuluar se hackerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar. Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin se sulmi do ishte shmangur nëse do ishin azhornuar me anti-viruset më të fundit.
Menjëherë pas sulmeve kibernetike, opozita ka akuzuar qeverinë se ka dështuar që të krijojë sisteme të mira mbrojtje, të paktën të ngjashme me ato që mbrojtën Kosovën nga sulme të ngjashme kibernetike.
Kreu i opozitës, Sali Berisha, akuzoi se, sulmet janë lejuar nga brenda, pasi qëllimi ka qenë zhdukja dhe manipulimi i të dhënave që faktojnë lidhjet e qeveritarëve me krimin.
Berisha tha se, sulmet kibernetike kanë qenë një kombinim mes hakerave iranianë, por edhe atyre serbë dhe autoriteteve shqiptare.