Del Piero do të kthehet në stafin drejtues të Juventusit

Sipas La Gazzetta Dello Sport, presidenti i ri i Juventusit, Gianluca Ferroro do ta kthejë Alessandro Del Piero përsëri në klub për ta ndihmuar Federico Cherubini dhe Max Allegri në menaxhimin e skuadrës në aspektin sportiv

Bordi i ri i drejtorëve të Juventusit do të caktohet më 18 janar 2023, pasi që bordi i mëparshëm dha dorëheqje të hënën që lamë pas.

Sipas Gazzettas, legjenda e klubit Alessandro Del Piero mund të jetë anëtarë i ri i bordit pasi që Presidenti Ferrero dhe Kryetari i Exor, John Elkann janë duke planifikuar për ta ftuar ish numrin 10 në klub, duke i ofruar atij një rol operativ.

Në letër, Del Piero del si zëvendësues i Pavel Nedved, ish nën presidentit i cili dha dorëheqje të hënën bashkë më tërë anëtarët e bordit.

Exor ka për qëllim që ta përmbush bordin e drejtorëve me staf teknik pas kaosit për të përmirësuar gjendjen financiare të klubit.

Del Piero mund ta zëvendësojë Nedvedin duke u bërë nënpresident i Juventusit por bisedimet me ish numrin 10 nuk kanë filluar ende. Fituesi i Botërorit 2006 me Italinë nuk e ka refuzuar rikthimin e tij në klub të hënën në mbrëmje, shumë shpejt pasi që bordi i drejtorëve të Juventusit dhe Presidenti dhanë dorëheqje.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply