Mundën Serbinë, Rama turfullon ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Reagimi i Ramës

“Nuk kuptoj realisht sepse duhet të flisja. Unë nuk jam kryeministër i Zvicrës, jam kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga kombëtarja zvicerane dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë, të cilët ne i shohim me dashuri dhe pa diskutim, simpati të madhe, që të gjithë për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja?

Konkretisht çfarë do bëja? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze për hir të së vërtetës sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe “do t’i fryja zjarrit” të një nacionalizmi, më falni për shprehjen, qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk është e nevojshme. Nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket se kush e bën këtë, nuk bën gjënë e duhur.

Kështu që faleminderit për pyetjen, meqë m’u dha mundësia, se e kam dëgjuar si koment dhe më është dukur vërtetë për të ardhur keq. Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë që janë qytetarë të denjë dhe të nderuar të atij shteti dhe për atë arsye luajnë me atë skuadër, për shkak të kombësisë së tyre të përdoren si mish për top për një lojë luftash ballkanike” – tha Rama në një konferencë shtypi të dielën.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply