Inskenoi vdekjen në Pukë, arrestohet 47-vjeçari italian, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Davide Pecoreli, italiani 47-vjeçar që inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri pas 8 muajsh është arrestuar sot në Itali. Sipas medias italiane, Davide Pecorelli ka përfunduar në burg, ndërsa pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Davide Pecerolli insekenoi vdekjen e tij në janar të 2021, ai futi disa eshtra në një makinë dhe me pas i vuri zjarrin duke bërë autoritet të besojnë se ai ishte vrarë. Nëntë muaj më vonë u rishfaq si një anije në ishullit Montecristo. E gjitha kjo ishte stisur nga biznesmeni italian për t’i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali.

45-vjeçari ëhstë shpallur në kërkim nga policia shqiptare, pasi akzuohet për 5 vepra penale:“mashtrim”, “përdhosje varresh”, “shkatërrim prone me zjarr”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

“Nga hetimet e Policisë së Perugias kishte rezultuar se, në janar 2021, Pecorelli për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën në fshatin Rras të Shqipërisë, një makine të marrë me qira, brenda së cilës ai kishte futur mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij. Më pas ai u gjet i gjallë më 17.09.2021, në ishullin Montecristo (Itali). Aktet e arrestimit të sotëm i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias dhe arrestimi do të vërtetohet nga Gjykata e Apelit e Perugias të hënën”, thuhet në komunikimin e policisë italiane.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply