Banorët e fshatit Kërçisht në Maqellarë janë ngritur të revoltuar sot duke u përballur edhe me Policinë, edhe me përfaqësuesit e baskisë, pasi në burimin e fshatit të tyre, autoritetet vendore kërkojnë që të ndërtojnë një ujësjellës për furnizimin edhe të zonave të tjera.
Banorët, burra e gra, e kanë bllokuar rrugën për të mos lejuar mjetet e bashkisë për të shkuar pranë burimit të fshatit, duke deklaruar se ai burim është e vetmja mundësi që këta banorë kanë për ujin e pijshëm dhe për vaditjen e tokave të tyre.
Në vendngjarje ka shkuar Policia, por banorët shprehen se nuk do të tërhiqen pasi ai burim është i pamjaftueshëm për mbulimin e nevojave të tyre e jo më për të furnizuar edhe zonat e tjera.
“Me na marrë ujin, ka kanë marrë shpirtin! Çfarë mbetet më?! Le të vdesim dne dhe le ta marrin pra!” tha njeri nga burrat e fshatit.