Korrupsioni/ FMN kërkon transparencë urgjente për fondet e Rindërtimit

Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit e Bordit të Drejtorëve i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të publikojnë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.

Fondi gjithashtu vuri në dukje se qeveria duhet të minimizojë ndryshimin e buxhetit me akt normativ në mënyrë që të ruajë besueshmërinë fiskale. Që kur ndodhi ngjarja e tërmetit dhe më pas ajo e pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare në të gjitha misionet që të bëjë transparentë përdorimin e fondeve për këto dy ngjarje.

Kjo është një tjetër njollë që mbulon ish-ministrin Arben Ahmetajn, që pasi “ndriti” ekonominë shqiptare, mori në dorë të gjitha fondet e Rindërtimit. Fondet shkuan për njerëzit e Ramës, kurse qëllimi ishte blerja e votave me këto fonde.

FMN gjithashtu nxiti Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ente të tjera audituese të ushtronin inspektime mbi përdorimin e fondeve të tërmetit dhe më pas raportet ti bënin transparente. Mungesa vazhdueshme e kapaciteteve për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve fiskale është shndërruar në shqetësim për Fondin.

Raportet e rreziqeve fiskale, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me detyrimet e Ndërmarrjeve Shtetërore duhet të pasurohen më tej dhe të bëhen më largpamëse. Fondi rekomandoi krijimin e një mekanizmi për të siguruar monitorim sistematik në lidhje me ecurinë e huave të vazhdueshme të qeverisë ndaj Ndërmarrjeve Shtetërore.

Në vazhdim, kushtet për dhënien e huave dhe garancive për Ndërmarrjet Shtetërore dhe komunat duhet të bëhen më të rrepta për të menaxhuar më mirë rreziqet, rekomandoi FMN.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply