Shkarkimet nga HEC-i i Ulzës përmbytin Lezhën, banorët: Kjo është pabesi!

Skena dramatike vijnë sot nga Lezha, lumi vërshon me rrëmbim fshatrave pas hapjes së portave të shkarkimit nga HEC-et e Ulzës dhe të Shkopetit.

Lumi Mat ka vërshuar me rrëmbim duke përmbytur tokat në Lezhës dhe duke i vënë në alarm banorët e zonave për rrezikun e mbytjes së njerëzve dhe të bagëtive, përveç të mbjellave që tashmë nuk shuhen më.

Njëri nga banorët e zonës tregoi i revoltuar për këtë që po ndodhte dhe akuzoi drejtuesit e HEC-it se si mund të ndërmerrnin hapjen e portave dhe shkarkimin e ujërave të HEC-it pa njoftuar?

“Situata është shumë e vështirë, – tha banori. –  Shiheni. Të mos njoftojë drejtoria atje, në HEC-in e Ulzës?! Po kjo është pabesi e madhe! Të mbysë njerëzit, të mbysë bagëtitë, tokat!

Asnjë njoftim, absolutisht! ja ky plak këtu, nuk ka ditur gjë hiç fare! Lumi ka shkuar tri metra! Këtu nuk merret vesh! Këtu argjinatura nuk rrezikohet, kur atje më poshtë, po!” tha ai.

Raporti i fundit zyrtar nga Lezha sot, deri në orën 8:00

Në qarkun e Lezhës kanë rënë rreth 65 mm reshje. Kuota e lumit Drin është 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike. Ka sipërfaqe të përmbytura në zonën e Zadrimës, rreth 120 ha.

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m. Janë rreth 350 ha të përmbytura. Hidrovori i Tales punon në kuotën -1.1 m; janë rreth 50 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten.

Hidrovori i Drojes punon ën kuotën – 0.20 m, hidrovori i Shllinzës në – 0,70 m. Në fushën e Gjonëmit (ish-këneta) janë rreth 100 ha toka të përmbytura.

Paraqiten probleme në Alk, në njesinë administrative Fushë Kuqe, si pasoje e rritjes së prurjeve në lumin Mat.

Strukturat e Emergjencave Civile së bashkisë së Kurbinit po e ndjekin situatën në terren.

Nga ana e drejtorit të HEC-it të Ulzës dhe Shkopetit mësohet që në orën 8:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s.

Nga ana e kryetares së bashkisë së Kurbinit raportohet me shqetësim hapja e portave te shkarkimit, ka probleme me prezencë uji në bizneset që janë në Lagunën e Patokut.

Ka kuota të larta në lumin Mat, pas njoftimit për shkarkim uji nga hidrocentralet.

Qarku i Lezhës, me raportimet aktuale, ka rreth 620 ha tokë të përmbytur

Ndërsa situata në bashkinë e Mirditës paraqitet e qetë, raportohet vetëm mungesë energjie elektrike në disa zona.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply