Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, Amnistia mafioze do rrënojë efektet e garës së hapur dhe të ndershme. Berisha tha se, Edi Rama po sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale.
“Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe këtë projekt me të cilin Edi Rama, për interesa të klanit të tij mafioz kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme, kërkon të godasë ata, të cilët kanë ndërtuar bizneset jo mbi krimin, drogën, vrasjet, trafiqet, por mbi mendjen, djersën, ndershmërinë dhe integritetin e tyre.
Ky insistim i tij është një ndëshkim i vërtetë për mbarë shqiptarët, është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha.
Check Also
15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit
Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …