Nga Alba KEPI
Perrallen e emigrantit qe per 5 vite ne Angli beri miliona euro apo per 10 vite ne Itali bleu 4 restorante e propagandojne vec ata qe per keto para kane nevoje te financojne pushtetin.
Gezuar festen diasporiane shqiptare!
Gesuar ju emigrante normale, te thjeshte, te ndershem qe nuk keni 2 milione euro per t’i transferuar ne Shqiperi e qe nuk i keni enderruar kurre.
Zgjedhja juaj eshte ndershmeria, jeta juaj eshte familja, e verteta juaj eshte ligji.
Gezuar emigrante te ndershem qe cdo dite luftonin me jeten, me punen, me padrejtesite, me paragjykimet, qe keni emigruar e largoheni nga Shqiperia nga pushteti qe parate e mafias, paligjshmerise, trafiqeve, kontrabandes e droges i justifikojne nen emrin tuaj.
E vertete mafia e drogen nuk e shpiken shqiptare, eshte histori shekullore, e keqe dhjetra vjecare e nje shoqerie kudo ndodhet, por ne oborrin shqiptar eshte nje histori e frikshme qe e gjen te favorizohet nga ata qe duhet ta ndalojne, nga ministra te denuar per lidhje me grupe mafioze e automjete qeveritare te mbushura me hashash, ministra me vellezer te denuar per trafik droge, ministra me femije e ish bashkeshorte te hetuar per kontrabande, deputete e krere institucionesh e bashkish te perfshire ne hetime antimafie, me shtrirje pertej kufijeve.
E kete realitet nuk e shpiku bota, as media, as fantazia, por pushteti qe qeveris Shqiperine prej 3 mandatesh e qe sot kane guximin ta jusifikojne duke perdorur Diasporen.
Diaspora kerkon gjera me te thjeshta, me te verteta, me te nevojshme si njohja e pensioneve ne Itali ku numri i shqiptareve ka kaluar 700 mije, kerkon qasjen e barabarte ne investime si cdo sipermarres i huaj e jo mik i oborrit pushtetar, kerkon vleresime e meritokraci jo sepse jane militante te Partise ne pushtet, por sepse jane shqiptare qe kane kontribuar qe emri i Shqiperise te njihet jo per genjeshtra e kartolina fake, qe mashtrojne e shtremberojne realitete, por si nje komb qe kerkon linje europiane te ligjshmerise larg lobizmave per interesa te dyshimta gjeopolitike e personale.
Gezuar diten e Diasporers ju emigrante te thjeshte qe nuk keni 2 milione euro per te transportuar ne Shqiperi e qe jetoni me djersen e ballit e me sakrificen e kursimit qe cdo muaj te hiqni pak qindra euro epr t’ia derguar prindeve ne Shqiperi, e qe nuk keni nevoje per amnisti, apo per paketa, o kanale te privilegjuara te politikes qe pak muaj nga fusha vendore kujtohet per te pershpejtuar rrjedhjen e miliona eurova nga “DIASPORA”.
Bankat ne te gjithe boten, sistemet financiare ne te gjiteh boten, mjetet fiskale ne te gjithe boten lejojne qe per pak minuata parate e juaja te mberrijne aty ku ju desheroni e me transparencen ligjore pa patur nevoje per Samite apo tellale mediatike me qellime elektorale.
Perrallen e emigrantit qe per 5 vite ne Angli beri miliona euro apo per 10 vite ne Itali bleu 4 restorante e propagandojne vec ata qe per keto para kand nevoje te financojne pushtetin.
E propagandon vec ai qe tek diaspora i ka mbetur shpresa e fundit per te marre votat e financuar fushaten.
Gezuar o nene, mike, vella, bashkeshort, femije, djale, vajze qe sot po shkon ne pune dhe pse eshte e diele, e pas saj do te besh nje telefon me familjen ne Shqiperi ku do pyesesh; A keni ftohte? A keni drita? A keni uje? E do t’i qetesoni duke iu thene se dokumentat per bashkim familje mund te mberrijne shume shpejt e do festoni se bashku!