Rama përjashton Ahmetajn nga takimi me grupin e deputetëve të PS

Shfaqja e fundit në publik e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ishte kur shkoi në seancën e Kuvendit ndërsa ndaj tij sapo ishte bërë një akuzë penale për çështjen e inceneratorëve.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai është përpjekur të mbajë profil të ulët, deri sa dy ditë më parë ra në sy mungesa e tij. Grupi Parlamentar socialist së bashku me qeverinë u mblodhën në një takim informal në një nga restorantet e Elbasanit.

Ky takim zhvillohet çdo vit para festave të fundvitit dhe në të marrin pjesë të gjithë deputetët socialistë dhe anëtarët e qeverisë. Që të gjithë kanë marrë ftesa nominale për të qenë pjesë e kësaj darke festive.

Por në tavolinat e socialistëve u vu re mungesa e deputetit Arben Ahmetaj. Shumë prej deputetëve e komentuan mes tyre mungesën dhe të gjithë kishin variante të ndryshme të arsyes së mungesës, që nga gjendja jo e mirë shëndetësore deri tek angazhimi në një projekt ndërkombëtar në Marok.

Në darkën e socialistëve mungonin edhe emra të tjerë anëtarë të grupit, dy prej të cilëve, Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë në burg për çështjen e inceneratorëve. Ndërkohë që edhe pse ka prova për Arben Ahmetajn ndaj tij nuk ka ende një padi, dhe provat janë anashkaluar nga dy prokurorët e çështjes./TCH

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply