Berisha: S’ka tradhti më të madhe që si opozitë të mos jesh e vërtetë, sot ne jemi më të vërtetë se kurrë!

Nga Kavaja ku mori pjesë në festimet e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD, lideri i opozitës Sali Berisha u ndal te arritjet që i solli Shqipërisë, qeverisja e Partisë Demokratike. Berisha tha se PD transformoi vendin, anëtarësoi Shqipërinë në NATO, liberalizoi vizat etj.

“Në 32 vite PD-ja ka njohur arritje të jashtëzakonshme, transformoi Shqipërinë, rivendosi në themelet e këtij vendi, liritë, të drejtat njerëzore, lirinë e tregut, interesit kombëtar, familjen dhe vlerat e saj të përjetshme. Shqipëria ndryshoi sa asnjë vend tjetër gjatë qeverisjes së PD-së. Ajo anëtarësia Shqipërinë ne Këshillin e Europës, NATO, mori rekomandimin për vendin e statusit kandidat. Ajo arriti që shqiptarët të kenë rrogën më të lartë në rajon, ndërkohë që në vitin 1992, presidenti i vendit Sali Berisha, kishte një rrogë gjithsej 16 dollarë. Shqiptarët ishin të tretët në botë për rrogat e ulëta.

Kjo është meritë e lirisë, këto nuk janë mrekulli të PD-së, janë të lirisë për të cilën ajo qëndron dhe do të qëndrojë deri sa të jetë në skenën politike. Në këtë kontekst ne kremtojmë në këtë 32 vjetor, së pari ashtu siç duhet të jemi, opozitë e vërtetë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar, të dëmshme, për një komb, shoqëri se sa një opozitë jo e vërtetë.

Nuk ka tradhëti më të madhe që si opozitë të mos jesh e vërtetë. Ne sot jemi më të vërtetë se kurrë në ekzistencën tonë. Më të fuqishëm se kurrë ne ekzistencën tonë, në fitoren tonë. Përsëri ne u ngritëm, u bëmë të vërtetë sepse rikthyem lirinë, forcën e idelave të lirisë midis nesh”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Narko-drejtori i ri i policisë së shtetit, përfaqësues bandash, i zgjedhur nga Balla

Kryetari i PD, Berisha deklaron në një postim në facebook se “narko-drejtori i ri i …

Leave a Reply