Prapa Ukrainës

Nga Serbia tek Maidani, 10 vitet që kanë shpërthyer luftën e Moskës. Soft power amerikan ka ndërhyrë aktivisht në Ukrainë të paktën 10 vite përpara Maidanit. Ja rrjeti që ka promovuar ndryshimin e regjimit në Kiev.

Në vitin 1991, gjatë procesit të pavarësisë së vendeve balltike nga Bashkimi Sovjetik tashmë në një krizë të pakthyeshme, ish ministri lituanez i Mbrojtjes Audrius Butkeviçius tha se preferonte të kishte një libër të politologut amerikan Gene Sharp në vend të bombës atomike. Dukej ekzagjerim, por nuk ishte. Pas ish Jugosllavisë, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë qenë kampi i parë i aplikimit të revolucioneve jo të dhunshme në hapësirën passovjetike. Asgjë spontane, në vend se minimalisht. Projeksioni i soft power amerikan ka arritur Kievin me parapritshmëri të madhe respektivisht EuroMaidanit 2014, i konsideruar ngjarja ndarëse gurthemeli e Ukrainës bashkëkohore. Sharp dhe teoritë e tij, normalisht të vendosura në bazën e të ashtuquajturave revolucione me ngjyra, janë të njohura. Faktikisht janë më pak të njohura ndërthurjet dhe rrjetet mbështetëse, të përbëra nga know how dhe financime, që janë në bazën e “promovimit” amerikan të demokracisë. Kemi folur me Ana Otasheviç, gazetare e Le Monde Diplomatique e specializuar në hapësirën gjeopolitike ballkanike.

Në një artikull të 2019 tek Le Monde Diplomatique ju keni shpjeguar rolin e lëvizjes politike ukrainase Pora!. Jemi pra në fundin e 2003. Pse të flitet 16 vite më pas?

Pora! është emri i një lëvizjeje proteste e të rinjve ukrainas në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë në vjeshtën e 2004. Kjo lëvizje ka marrë pjesë në revoltën popullore të mbiquajtur “revolucion portokalli”, i shkaktuar nga kontestimi i rezultatit të këtyre zgjedhjeve nga ana e opozitës. Objektivi ishte të përmbysej regjimi pa armë, duke sfiduar legjitimitetin e pushtetit dhe duke dënuar mashtrimet elektorale. Jam interesuar për këtë metodë ndryshimi regjimi jo të dhunshëm nëpërmjet protestës popullore pasi është një proces që futet në një kontekst më të gjerë tranzicioni politik në hapësirën passovjetike. Një proces i tillë mund të hedhë dritë mbi origjinën e luftës në Ukrainë dhe mbi motivacionet e aktorëve kryesorë: Rusi, Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Rezulton se modeli Pora! ka qenë lëvizja serbe Otpor!. Cilat janë karakteristikat e saj?

Otpor! (“Rezistencë!”) ka qenë burim frymëzimi për aktivistët e rinj ukrainas. Kjo lëvizje studentore është themeluar në 1998 nga një grusht studentësh rebelë që donin të rrëzonin presidentin e Republikës Federale të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç. Ky grup, marxhinal në skenën politike, është transformuar në një lëvizje popullore, duke u bërë një aktor i rëndësishëm ndryshimi në Serbi. Otpor! ka kërkuar ta mobilizojë popullsinë dhe sidomos të rinjtë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ka bërë front të përbashkët me opozitën kundër pushtetit. Kanë kontribuar kështu në rënien e presidentit jugosllav në zgjedhjet e tetorit 2000.

Është bërë fjalë për një lëvizje politike spontane?

Pavarësisht mbështetjes së marrë nga organizata perëndimore, kryesisht amerikane, për të financuar aksionet dhe rrjetet e tyre në Serbi, Otpor! nuk mund të katandiset në një fenomen të trapiantuar artificialisht në mjedisin serb, pasi protestat e studentëve dhe të qytetatrëve kanë shënuar jetën politike në Serbi gjatë gjithë viteve ‘90.

Cilat entitete e kanë mbështetur Otpor?

Organizata si Freedom House, National Endowment for Democracy (NED), International Republican Institute (IRI) dhe fondacione private si Open Society Foundation e George Soros.

Nëse Pora! lind duke u frymëzuar nga Otpor!, do të thotë se strategjia është e njëjta?

Metoda e revoltës serbe është pjesë e një strategjie lufte jo të dhunshme dhe ka shërbyer si model për revoltat në hapësirën passovjetike dhe në pjesë të tjera të botës. Pas rënies së Millosheviçit anëtarët e Otpor! kanë hyrë në qeveri. Kanë kërkuar ta transformojnë lëvizjen në një parti politike, por zgjedhjet parlamentare të 2003 kanë qenë një fiasko elektorale. Në këtë pikë, për disa prej tyre fillon një jetë e dytë: krijojnë Canvas (Center for Applied NonViolent Actions and Strategies), një shoqatë jofitimprurëse që ofron know-how e saj jashtë vendit dhe bëhet një aktor transkombëtar në eksportimin e revolucioneve jo të dhunshme.

Si operon Canvas?

Canvas menaxhon në rrjet instruktorësh dhe konsulentësh ndërkombëtarë që punojnë me “aktivistët prodemokraci”. Formojnë aktivistë të rinj në strategjitë e luftës jo të dhunshme me objektivin e përmbysjes së regjimeve të konsideruar si autoritare. Instruktorët e Canvas mësojnë strategjinë e ndryshimit të pushtetit nëpërmjet metodash jo të dhunshme. Jam i bindur se nuk ka një revolucion spontan të suksesshëm. Sipas tyre, gjithçka luhet tek planifikimi dhe tek taktika: si të krijosh unitet, të nxisësh mosbindje civile, të organizohen bojkote; çfarë sloganesh të zgjidhen, si të përdoret muzika.

Cili ka qenë kampi i parë i veprimit i Canvas?

Kanë qenë Gjeorgjia dhe Ukraina. Ish aktivistët e Otpor! kanë formuar aktivistët ukrainas të Pora! në 2003, në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale të vjeshtës 2004, që panë të kundërvënë Viktor Yanukovich, kandidat në linjë me presidentin Leonid Kuçma, në pushtet nga 1992, dhe kandidati i opozitës, Viktor Yushchenko.

Çfarë ka ndodhur konkretisht?

Anëtarët e Pora! kanë frekuentuar kurse formimi në Ukrainë dhe në Novi Sad, kryeqytet i Serbisë veriore, për të mësuar sesi të organizohet, të koordinojë veprimet e veta në shkallë kombëtare, të menaxhojë marrëdhëniet publike, të mbledhë fonde, etj. Në vigjilje të “revolucionit portokalli” qenë gati të organizojnë një rrjetë në gjendje që t’u japë jetë manifestimet në Maidan. Kishte rreth 2000 aktivistë të Pora! në Kiev dhe përfaqësonin një forcë të konsiderueshme. Nuk kishin përvojë udhëheqjeje të një procesi të vërtetë politik. Faktikisht, duke ndjekur shembullin serb, Pora! është transformuar në një parti politike dhe është kandiduar në zgjedhjet parlamentare të marsit 2006 në Ukrainë, ku ka siguruar vetëm 1.4% të votave. Këta aktivistë megjithatë kanë hyrë në politikë dhe kanë zënë pozicione të rëndësishme. Nga ana e tyre, ukrainasit do të formojnë aktivistë në vende të tjera: Azerbaixhan, Lituani, Rusi, Iran, sa për të përmendur disa.

Mund të na citoni shkurtimisht shembuj të tjerë lëvizjesh të ngjashme?

Përpara se të merrte pjesë në “revolucionin e trëndafilave” dhe në shkarkimin e Edouard Shevardnadze në nëntorin e 2003, aktivistët gjeorgjianë të Kmara! (“Mjaft!”) ndoqën në qershorin e 2003 një kurs formimi në Serbi. Instruktorët e Canvas kanë formuar aktivistë të Zubr në Bjellorusi, Mjaft! Në Shqipëri, Oborona në Rusi, KelKel në Kirgizistan, Bolga në Yzbekistan, Nabad-al-Horriye në Liban, 6 Prill në Egjipt. Në total kanë punuar në nja 50 vende.

Nëse objektivi i tyre është të vënë në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve, ku kjo ndodhur me sukses?

Hulumtueset amerikane Valerie Bunce dhe Sharon Wolchik, që i kanë studiuar këtë fenomene protestash popullore në Europën Lindore, flasin për “revolucion elektoral”, një model aksioni politik kompleks. Nuk është më një strategji e përmbysjes së pushtetit me forcë, por nëpërmjet kutive të votimit. Ky “model elektoral”, i eksperimentuar në Filipine dhe në Kili në mesin e dytë të viteve ’80, është transportuar në Europën paskomuniste dhe në Eurazi. Të dy kërkueset pohojnë se Europa Lindore ka qenë në majën e prioriteteve amerikane të impenjuara në promovimin e demokracisë nga fundi i Bashkimit Sovjetik. Nga 1990 deri më 2004, buxheti i USAID është rritur me 6 herë. Këto organizata kanë drejtuar aktivitetet e tyre drejt vendesh ku qenë impenjuar në organizimin e zgjedhjeve si element kyç të një procesi politik. Ka edhe një detaj shumë interesant që ka të bëjë me Serbinë.

Për çfarë bëhet fjalë?

Bunce dhe Wolchik theksojnë se nga 1998 dhe deri në verën e 1999 u verifikua një ndryshim në politikën e jashtme amerikane kundrejt Serbisë, një ndryshim në të cilin kanë kontribuar përfaqësuesit e DASH, Institutit të Shteteve të Bashkuara për Paqen, NED, NDI dhe anëtarë të rrethit të ngushtë të administratës së Bill Clinton. Sipas asaj që referohet, është formuar një skuadër me mandatin që të punojnë për ndryshim regjimi në Beograd. Shumë prej atyre që kanë punuar në zgjedhjet në Kili dhe në Filipine do të gjendeshin në vijën e parë në këtë luftë. Ka qenë një pikë kthese respektivisht epokës së Luftës së Ftohtë, kur funksionarët amerikane kanë mbështetur diktatura antikomuniste si ato të Pinochet apo Marcos dhe ka organizuar grushte shteti në Iran, Guatemalë dhe Kilë. “Pjesa e madhe e asaj që bëjmë sot, CIA e bënte fshehurazi 25 vite më parë”, thotë Allen Weinstein, presidenti i parë i NED, në Washington Post më 22 shtator 1991. “Modeli elektoral” është zbatuar në Bullgari më 1990, më pas në Sllovaki dhe në Kroaci.

Cilat subjekte kanë marrë pjesë në këto operacione promovimi i demokracisë? 

Një rrjet i tërë ndërkombëtar bashkëpunëtorësh, që përfshinte OJF si Freedom House, US German Marshall Fund dhe International Foundation for Electoral Systems (IFES, një organizatë ndërkombëtare pa qëllim fitimi që ofron asistencë elektorale), apo akoma Open Society Institute, Ford, Carnegie, Rockefeller ose Mott Foundation. Rrjeti përfshinte edhe ambasadorë dhe personel ambasadash që kishin vendosur raporte me partitë opozitare, përfaqësues dhe lëvizje të shoqërisë civile, si Otpor! në Serbi, Kmara! në Gjeorgi dhe Pora! në Ukrainë.

Me çfarë rezultatesh?

Në librin e tyre Defeating Authoritarian Leaders in Postcommunist Countries, Bunce dhe Wolchik përcjellin për shembull se ish ministri i Jashtëm ukrainas Borys Tarasyuk ka pohuar në 2007 se opozita nuk do të vinte kurrë në pushtet në 2004 pa ndihma të huaja. Citojnë edhe Brian Mefford, një eksponent të IRI në Kiev nga viti 1999, i cili në 2007 shpjegoi se një ngjarje e kësaj shtrirjeje nuk mund të fillonte pa një përgatitje. Në 2009, Mefford ka udhëhequr një ekip ndërkombëtar konsulentësh në shërbim të presidentit ukrainas Yushchenko.

Një bilanc i këtyre aktiviteteve?

Midis shembujve të arritur të përmbysjes së regjimeve autoritare, shpesh Canvas ka cituar Gjeorgjinë (2003), Ukrainën (2004), Liban (2004), Maldive (2008) dhe Egjipt (2011). Midis vendeve ku kanë organizuar formimin e tyre, por ku mendojnë se puna nuk ka përfunduar akoma janë Bjellorusia, Birmania, Vietnami, Zimbabve, Svazilandi, Siria, Sudani, Egjipti, Tunizi, Somalia, Papua Perëndimore, Azerbaixhani, Guinea e Re Papua, Venezuela dhe Irani.

Sipas jush, është e ekzagjeruar të thuhet se EuroMaidani 2014 është konkluzioni i këtij procesi të gjatë?

Situata në 2014 është tashmë shumë ndryshe. Përmbysja e presidentit Janukoviç – zgjedhja e të cilit në 2010 gjithësesi është njohur si konform me standardet demokratike – është perceptuar nga Moska si një grusht shteti i mbështetur nga perëndimorët. Ndërhyrja e mëpasme ruse, aneksimi i Krimesë dhe mbështetja ushtarake jozyrtare ndaj milicive të Donbasit, janë paraqitur nga Kremlini si një përgjigje legjitime ndaj grushtit të shtetit properëndimor në Kiev.

Lexohet se grupet e ndryshme të së djathtës ekstreme – Pravy Sektor, Una-Unso, Svoboda, etj. – janë luajtur një rol marxhinal në Maidan në 2014. Sipas të tjerëve, roli i tyre ka qenë themelor. Cili është opinioni juaj lidhur me çështjen?

Nuk kam punuar me këto grupe të së djathtës ekstreme dhe nuk do të dija se cili ka qenë roli i tyre në Maidan, por e dimë se qenë aty. Dy prej kandidatëve të tyre kanë dështuar në zgjedhjet presidenciale të 2014: Oleh Tyahnibok dhe Dmytro Yarosh, respektivisht kandidatë të Bashkimit Svoboda dhe të Pravy Sektor, kanë siguruar vetëm 1.2% dhe 0.7% të votave, më pas në legjislativet e mbajtura po atë vit 4.7% për Listën Svoboda dhe 1.8% për Pravy Sektor.

Po përsa u përket liderëve politikë?

Për sa u përket liderëve politikë, pas “revolucionit portokalli” Jushçenko i ka bërë homazh figurave kontradiktore të lëvizjes nacionaliste, deri tek Stepan Bandera (1909 – 1959), i ngritur në status heroi në 2010.

Një hero kontradiktor.

Kreu i OUN-b, organizatë me frymëzim fashist, Bandera ka qenë frymëzues i Ushtrisë Rebele Ukrainase (UPA). OUN-b furnizonte kuadrot për politsaï, që gjuante hebrenjtë për llogari të nazistëve. UPA masakroi 60000 polakë në Volinia më 1943.

Le të kthehemi tek të humburit në revolucionin portokalli.

Anëtarët e Partisë së Rajoneve, të përshkruar si prorusë, e kanë imponuar identitetin lokal të Donbasit si ideologji, duke vlerësuar kujtesën e “Luftës së Madhe Patriotike” kundër fashizmit dhe duke rivendikuar se janë sllavë dhe ortodoksë. Nga ky moment, të dy “kujtimet” janë ndeshur në territor.

Ish ministri lituanez i Mbrojtjes Audrius Butkeviçius tha në 1991 se preferonte të kishte një libër të Gene Sharp në vend të bombës atomike. Cila është rëndësia e politologut amerikan respektivisht asaj që po themi?

Lëvizjet e protestës rinore në hapësirën passovjetike dhe tjetërkund janë influencuar fuqimisht nga teoria e rezistencës jo të dhunshme të zhvilluar nga Gene Sharp. Kërkimi i tij është kryer në kontekstin e veçantë të Luftës së Ftohtë, ku Sharp ka zhvilluar teorinë e tij të pushtetit dhe të konsensusit. Sipas tij, goditjet më efikase kundër një sistemi janë ato të shkaktuara nga aksione jo të dhunshme në gjendje që të mobilizojnë një numër të mjaftueshëm mbështetësish për të tronditur shtyllat e pushtetit – universitete, ushtri, polici, media – me qëllim që të pushojnë së mbështeturi.

Në çfarë mënyre puna e Sharp ka ardhur në Ukrainë?

Teoritë e tij janë përkthyer në lëvizje proteste në vendet passovjetike dhe në ish Jugosllavi. Libëlrthi i tij Nga diktatura në demokraci (1993) është paraqitur në Serbi në një grusht liderësh të Otpor! kanë marrë në seminaret e luftës jo të dhunshme. Kjo strategji e jodhunës, e teorizuar nga Sharp, u është mësuar militantëve serbë nga një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, Robert Helvey, kolonel në pension i ushtrisë amerikane, ekspert i shërbimeve sekrete ushtarake. Nga diktatura në demokraci është përkthyer në Ukrainë dhe shtypur në 12000 kopje me ndihmën e Albert Einstein Institution, shoqatë jofitimprurëse e krijuar nga vetë Sharp. Ky tekst është përdorur si manuaë udhëzimesh në formimin e aktivistëve të rinj të Pora! nga aktivistët serbë të Otpor!.

Qysh në 2019 ju nënvizonit rolin e rëndësishëm të ambasadorit amerikan Michael McFaul. Sot mund të shtohet se është McFaul ai që përpunoi sanksionet e zbatuara nga Uashingtoni kundër Rusisë. E bën në bashkëpunim të ngushtë me Andriy Yermak, bashkëpunëtor i Zelensky. Çfarë mund të na thoni lidhur me këtë?

McFaul konsiderohet arkitekti i politikës së Obamës kundrejt Rusisë. Si shumë njerëz të përdorur nga administrata amerikane në Europën Lindore, ka ndërmarrë në mënyrë alternative një karrierë diplomatike dhe një akademike si profesor i Shkencave Politike në Stanford University. Në një intervistë të 2012 për portalin rus të pavarur Slon.ru, McFaul prezantohet si “një specialist në demokraci, lëvizje dhe revolucione antidiktatoriale”. Interesohet për zgjedhje në vendet passovjetike dhe në Ballkan. Në librat e tij nënvizon rolin e programeve të asistencës së demokracive perëndimore në revolucionet elektorale në Serbi, ashtu si në Ukrainë dhe Gjeorgji. Afirmon rëndësinë e zbulimeve të mashtrimeve të mundshme në zgjedhjet si faktor vendimtar i mobilizimit të shoqërisë. Vë theksin mbi një strategji të koordinuar, thelbësore, sipas tij, për një revolucion elektoral. Veç kësaj, rivendikon rëndësinë e numërimit paralel të votave nga ana e vëzhguesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë të shoqërisë civile. Në librin e tij Ukraine imports democracy. External influences on the Orange Revolution e konsideron “revolucionin portokalli” si një “shembull spektakolar të prishjes demokratike, në mos kthesën më të rëndësishme demokratike të dekadës”. Sipas tij qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar më shumë se 18 milion dollarë për “promovimin e demokracisë” në dy vitet përpara zgjedhjeve presidenciale të 2004 në Ukrainë. Më emailet e Stratfor, një kompani private amerikane e specializuar në analiza gjeostrategjike, të botuara nga Wikileaks në 2012, është kuptuar se McFaul ishte në kontakt me aktivistët e Canvas. 

Cili ka qenë roli i Bashkimit Europian në procesin e ndërtimit të opsionit “perëndimor” në Ukrainë?

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara nuk qenë saktësisht në të njëjtën linjë për sa i përket Ukrainës. Si për shumë çështje të tjera të politikës ndërkombëtare, Bashkimi Europian ishte dhe është i përçarë në strategjinë e tij kundrejt Rusisë, në linjë maksimaëe midis atlantistëve, të lidhur me pozicionet amerikane dhe me ata që janë të favorshëm ndaj reduktimit të eskalimit, në favor të një politike rimarrjeje të dialogut me Moskën. Europinë dhe amerikaneë e kanë dhënë mbështetjen e tyre nga fundi i 2013 ndaj manifestimeve të EuroMaidan, që kanë çuar në ndryshimin e pushtetit, por Uashingtoni ka luajtur një rol shumë më agresiv. Siç është e njohur, manifestimi flagrant i frustrimit amerikan ndaj Bashkimit Europian ka qenë reagimi i Victoria Nuland në një telefonatë të janarit 2014 me Geoffrey Pyatt, ambasadorin amerikan në Ukrainë.

E famshmja “And, you know… Fuck the EU”, thënë nga zëvendëssekretarja e Shtetit për Europën dhe Eurazinë, Victoria Nuland.

Pikërisht. Në këtë bisedë, që është bërë publike (Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar shërbimet sekrete ruse që e kanë përhapur), po flitej për qeverinë e ardhshme ukrainase dhe në shkëmbim kanë dalë emrat e Arseny Yatsenyuk i quajtur “Yats” dhe Vitali Klitschko, të dy liderë të EuroMaidanit. Yatsenyuk është bërë kryeministër i Ukrainës më 27 shkurt 2014 dhe Vitali Klitschko është kryebashkiak i Kievit nga maji 2014.

Përveç deklaratës së famshme, cili ka qenë roli i Nuland?

Ish ambasadorja e Shteteve të Bashkuara pranë NATO dhe ish këshilltarja e Dick Cheney, ka luajtur një rol aktiv në EuroMaidan, bashkë me funksionarë të tjerë të lartë të administratës amerikane. Ka negociuar garanci mbi huatë për Ukrainën dhe dorëzimin e ndihmave ushtarake për ushtrinë ukrainase. Nënsekretare Shteti për Çështjet Politike nga 2021 – numri tre në diplomacinë amerikane – shikohet si një prej mbështetëseve kryesore të dorëzimit të armëve për Ukrainën.

Po sikur të donim të përqëndrohemi mbi punën europiane?

Nga ana e tyre, europianët e kanë lënë situatën që të përkeqësohet. Kanë ndërmarrë një diplomaci të gjatë që nuk ka prodhuar rezultate. Iniciativa e tyre e mbiquajtur “Formati Normandi”, e lançuar në 2014 nga François Hollande dhe Angela Merkel, ka nisur negociata katërpalëshe midis Berlinit, Moskës, Kievit dhe Parisit për ta zgjidhur luftën civile në Ukrainë, por që kanë përfunduar me një dështim.

Ky proces diplomatik është paralizuar për 8 vjet. Pse?

Sepse ukrainasit nuk e donin dhe rusët kanë fajësuar Parisin dhe Berlinin pse ka mbrojtur Ukrainën. Në fund Kremlini ka kërkuar të negociojë direkt me amerikanët, duke i konsideruar ata si “kumbarët” e vërtetë të Kievit. Këto negociata të organizuar në Gjenevë qershorin e kaluar kanë qenë një poshtërim për diplomacinë europiane. Europianët janë katandisur në spektatorë të negociatave ruso – amerikane mbi “sigurinë” e kontinentit të vjetër, që kanë përfunduar në luftë… Lufta në Ukrainë është pjesërisht pasojë e inercisë dhe e pasivitetit të diplomacisë europiane.

Sipas mendimit tuaj, strategjia amerikane e ndërtimit të pushtetit ukrainas, në dritën e ngjarjeve të kësaj lufte, ia ka dalë apo ka dështuar?

Strategjia amerikane ishte e dyfishtë. Nga 1991 është përqëndruar mbi soft power nëpërmjet mbështetjes së shoqërisë civile ukrainase dhe opozitës properëndimore; mbështetje financiare, politike dhe ushtarake. Veç kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar një presion të fortë mbi aleatët e tyre europianë për ta integruar Ukrainën dhe Gjeorgjinë në NATO, edhe pse shumica dërrmuese e ukrainasve qenë kundër.

Po për sa i përket Europës?

Europianët nuk e kanë zhvilluar një autonomi strategjike nga Shtetet e Bashkuara dhe kjo i ka forcuar linjat e frakturës në kontinent.

(nga Il Sussidiario)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply