Nga Rezenbrik SERJANI
I magjishëm ky 32 vjetor, ku qindra demokrate e demokratë të Vlorës, kontributor, themeltar, simpantizant e qëndrestar, në një bashkim të madh zemrash e shpirtrash sakrificash, të bashkuar nën idealet dhe principet e demokracisë e qytetarisë vlonjate, u bën magjia e këtij 32 vjetori, për Partinë Demokratike, për Vlorën.
32 vjetori, viti i ngjarjeve të mëdha për forcën dhe familjen tonë politike, ku çdo vit që kalon për ne demokratët, çdo vit është triumfator, leksion demokracie e shpresëprurës hyjnor, duke u shndërruar në besimin më të madh qytetar.
Vlora dhe vlonjatët, kanë qenë aseti dhe krenaria më e madhe e Partisë Demokratike, si energjia më e bukur e këtyre 32 viteve.
Për 32 vite, jemi mirënjohës, krenar e kokëlart për çdo anëtar, themelues, kontributor, mbështetës, simpantizant, duke u shndërruar për 32 vite në korpusin e qëndresës së madhe.
32 vjetori e gjen Partinë Demokratike të Vlorës, të pjekur, plot maturi e guxim për t’u shndërruar në alternativën më të mirë, më të përkryer të së ardhmes dhe të nesërmes qytetare.
Përulemi para çdo emri themeltarësh.
Nderojmë çdo emër e forcë zëri, që ngriti, mbrojti, ruajti në piedestalin e fanatizmit Partinë Demokratike të Vlorës, si vlera më e lartë politike e demokracisë për qytetin tonë dhe qytetarinë e nderuar vlonjate.
Krenar për rrugëtimin tonë demokratik.
Krenar për sakrificën, mundin e djersën e çdokujt prej nesh.
Jemi demokratët vlonjatë, jemi themel i idealit demokratik.
Zoti e bekoftë Partinë Demokratike. Zoti e bekoftë Vlorën dhe qytetarinë vlonjate.