Berisha: Hapja e negociatave ka mbetur pezull pasi Rama ka zgjedhur krimin

Viti që lamë pas kishte një zhvillim për të cilin shqiptarët pritën 8 vite. Ky zhvillim ishte hapja e negociatave.
Por, ndonëse konferenca që simbolizon vendimin e hapjes, u hap, negociatat janë on-hold.
Kjo vetëm e vetëm se Edi Rama, mes rrugës evropiane për Shqipërinë dhe rrugës së krimit, jep dëshmi të sigurta se qëndron për të dytën.
Dëshmi flagrante e kësaj është përpjekja e tij për të kaluar ligjin e amnistisë fiskale. Dëshmi e kësaj janë pasaportat e arta. Janë deklaratat e tij nga samiti në samit, se mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar nga Serbia, është një gjë pozitive, se asaj nuk i duhet kërkuar respektimi i sanksioneve ndaj Rusisë.
Pra, një akti historik të BE-së, për të dëshmuar perspektivën evropiane të Shqipërisë, Edi Rama i kundërpërgjigjet në një mënyrë antieuropiane, që bie në kundërshtim flagrant me interesat kombëtare të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Shkodra nuk e ka pasur kurrë një kryebashkiak me dosje si Beci yt! Ai është hajduc para teje

Në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 Prillit në Shkodër, kryetari i PD, …

Leave a Reply