Intervistë me Ancelotti: “Kam kënduar, vallëzuar, pirë puro, ama nuk rrijmë gjithmonë duke qeshur e duke u tallur”.
Ancelotti është trajineri i vitit. Nuk duhet të përbëjë lajm. Megjithatë, për dikë që e ka bërë, Ancelotti dhe fitorja njihen mirë. Nuhaten qysh kur, histori e nja 50 viteve më parë, Carletto fillon të luajë tek të rinjtë e Reggiolo. Ancelotti dhe fitorja takohen për herë të parë më 17 maj të 1980, ditën e urrasë së parë me Romën. Një Coppa Italia e fituar me penallti me Torino, në moshën 20 vjeçare (bluzën me numër 10 mbi shpatulla) shënon me ftohtësi të parin. Ancelotti dhe fitorja ndahen në 2017. Avambraçot janë të lodhur pasi pasi kanë ngritur çdo lloj trofeu, të fundit janë një Superkupë gjerman dhe një Meisterschale me Bayern. Lamtumira është e dhimbshme. Duket e pakthyeshme. 3 vitet midis Napolit dhe Evertonit janë të shoqëruara nga gjykime sipërfaqësore, shkojnë nga bujari “është në rrugën e perëndimit” tek i pamëshirshmi “është i mbaruar” i kriticizmit më të ashpër. Pastaj ndodh që në verën e 2021 vjen telefonata e Real Madridit. Në realitet një rithirrje për njeriun që kishte bërë gjithçka në 2014 mallkimin e Champions së 10. Ai objektiv që nuk arrihej prej 12 vitesh pavarësisht përpjekjeve të Florentino Perez dhe, pjesërisht, të Ramon Calderon. Ancelotti dhe Reali gjenden të sakatuar. Tekniku nuk fiton prej 5 vjetësh, Real vjen nga një sezon ku në mënyrë të bujshme kishte mbetur thatë. Duhet të kenë thënë “la ta riprovojmë bashkë, të shkojë si të shkojë”. Rezultati i bastit? Viti diellor 2022 mbyllet me një koleksion të praruar me Champions League, Liga, Superkupë Europiane, Superkupë Spanjolle. E takojmë Ancelotti në Valdebebas, Ciudad e Realit e shtrirë në më shumë se 1 milion metra katrore, qendra më e madhe sportive e botës.
Në fytyrën e trajnerit të mbaruar, Carlo.
“Është një vit special që vjen pas një periudhe mjaft të trazuar. Mendohej që karrierës time po i vinte fundi. Një sezon unik për mënyrën sesi e kemi fituar, sidomos në Champions. Përmbysje spektakolare, përmbysje të të gjitha prognostikimeve me mijëra vështirësi për t’u tejkaluar. E konsideroj këtë 2022 midis viteve më specialë që më kanë ndodhur në jetë. Po, pikërisht 12 muaj për t’u kujtuar”.
Thonë: “No es Fútbol, es Real Madrid” kështu që të arrish i pari është diçka normale. Koncepti i arritjes ka ekzistuar ndonjëherë nga këto anë?
“Praktikisht pas fitores nuk ndalesh kurrë. Mendohet menjëherë për të ardhmen: ngre Champions numër 14 dhe të thonë menjëherë mendo për të 15. Është në historinë dhe në traditën e këtij klubi. Real Madridi është një kompani futbolli, e përsëris, futbolli. Ekonomia dhe financa kalojnë thuajse në planin e dytë. Aspekti sportiv është ai që vlen më shumë. Megjithatë, bilancet kanë mbetur në rregull pavarësisht ristrukturimit impenjues të Santiago Bernabeut dhe vështirësitë e viteve të pandemisë gjatë të cilave futbolli ka vuajtur”.
Çfari i ke thënë presidentit Florentino Perez në momentin e vështirësisë më të madhe të sezonit?
“Kanë qenë dy momente dramatike. I pari, në katër ditët midis shtatorit dhe tetorit, me humbjet në Europë kundër Sheriff Tiraspol dhe në Ligë kundër Espanyol. Kujtoj se kishte dyshime për vlerën e skuadrës. Pastaj në mars poshtërimi nga Barcellona përpara publikut tonë: një 0-4 i vështirë për t’u harruar. Atëhere i kam thënë Florentino ‘I qetë President, do ta fitojmë si Champions, ashtu edhe kampionatin’. Shumë herë bëhet për të fituar kohë, për ta mbajtur mjedisin e qetë, por ai ishte i bindur se mund të bëhej. Ndoshta ka qenë i vetmi për të cilin në fund nuk ka qenë surprizë e madhe që fituam si kampionatin, ashtu edhe kupën”.
Nga shkarkimi tek Napoli në triumfin në Champions kanë kaluar 900 ditë…
“Është historia e futbollit, është një film i bukur pasi nganjëherë ndodh që gjërat nuk ecin siç duhet. Gjithësesi, përvoja e Napolit ka qenë pozitive. Doja të kthehesha në Itali, e kam bërë në një shesh të nxehtë, pasionant. Ajo e Everton njëjtë: ka qenë një aventurë e bukur pasi kemi bërë gjëra të rëndësishme si fitimi i derbit me Liverpool në Anfield pas 22 vitesh. Kur po shikoja përreth, më erdhi papritmas telefonata e Madridit. Një rikthim jo i shpresuar, i papritur”.
Në Londër, në kohën e Chelsea, të quanin “The diva whisperer”, njeriu i aftë t’u pëshpërisë kampionëve, me atë aftësi të trajtimit të yjeve që është marka e fabrikës tënde. Këtë vit keni folur për yje (duke ndihmuar Benzema të fitojë Topin e Artë) dhe yje të vegjël (Vinicius është bërë një lojtar që bën diferencën).
“Benzema ishte një pikë fikse e kësaj skuadre. Ka bërë atë që priste, edhe pse për shumë ishte e panjohura e moshës së avancuar. Diskutimi vlen edhe për Modriç e Kroos. Kurse për ata si Vinicius ishte preokupimi që mos vononte të shpërthente. Thjesht ka ndodhur që veteranët u kanë dhënë siguri të rinjve dhe këta të fundit kanë shellë energji dhe entuziazëm gjithë pjesës tjetër të skuadrës”.
Në Valdebebas ka një enklavë italiane, është grupi i punës së Ancelotti. E quajnë “Pequena Italia” dhe midis asistentëve spikat figura e djalit të tij Davide. Bashkë me protagonistët e një prej imazheve më intensive të vitit sportiv. Një sekuencë ikonike. Në fundin e gjysmëfinales me Manchester City që i hapte derën e finales, babai dhe djali janë përqafuar në lot. Ishte disa muaj më parë, më 4 maj. Një vit më parë, të njëjtën ditë, ia kishte lënë Luisa, shoqja e një jete për Carlo dhe nënë e paharruar për Davide. “Rishikimi i atij imazi më mallëngjen, për ne qe një ditë e veçantë, ati përqafim përfaqësonte diçka speciale, ishte gëzimi dhe emocioni”.
Ishte edhe hakmarrja e Davide pas kritikave të shumta të pësuara? Për shumë ishte thjesht një i rekomanduar.
“Davide nuk ka nevojë për hakmarrje. Është vlerësuar në të gjitha vendet ku ka qenë: tek Bayern Munihu, tek aventura e parë tek Real, në Napoli. Historia e të rekomanduarit është një budallallëk. Davide është një trajiner i aftë, serioz, po përfiton një përvojë të madhe, është shumë i përgatitur dhe kompetent. Është i pjesës së re të grupit tim të asistentëve, i përbërë vetëm nga italianë. Të dy që kanë më shumë përvojë jam unë dhe përgatitësi atletik Antonio Pintus, i ardhur në Real pas titullit zikaltër me Conte”.
Pas fitores finale me Liverpool nuk je kursyer me festat.
“Po, kam kënduar, vallëzuar, pozuar me një puro në gojë bashkë me lojtarët e mi. Gjëja kurioze është se pas atij çasti më ka ardhur një mal me puro, por unë nuk e pi duhanin! Në çdo rast, gjithçka që bëj është e lidhur me raportin që kam me lojtarët. Nuk dua të them se rrimë gjithmonë duke qeshur dhe duke u tallur, përkundrazi. Raporto që synoj është midis njerëzish që rrinë bashkë gjithë vitin: mund të ndodhë që ekzistojnë hapësira për argëtim dhe dëfrim, por ka edhe momente serioziteti dhe nxehjesh”.
Pse Champions është shtëpia jote? Ke fituar gjashtë, katër si lojar dhe dy si trajiner.
“Sepse historia ime futbollistike është ndërtuar në dy ekipe që kanë më shumë traditë në Champions League, Real Madrid dhe Milan. Janë dy shoqëri që e kanë karakterizuar, Milan si lojtar dhe trajiner dhe Real Madrid vetëm si trajiner, karriera ime”.
Real Madridi do të jetë skuadra jote e fundit apo nuk përjashtoni aventura të tjera? Domethënë nuk ndjehesh ende i afërt me kohën për t’ua dhuruar fëmijëve dhe nipërve më shumë se, ku e di, të shkosh të trajnosh në ditë Brazilin?
“Jo, me fëmijët jam në rregull, kam dhënë tashmë. Për nipërit kam vendosur tashmë se koha për ta do të jetë 2 orë në javë, jo më shumë. Kam Mariann, një grua shumë të bukur, të cilës dua t’i kushtohem. Ta lë nuk e di, sigurisht të mendoj që pas Real Madridit gjetja e një skuadre më të mirë është e vështirë, por nuk i dihet kurrë…”.
Në të kaluarën ke shkruar një libër vite më parë që titullohej “Il Leader Calmo”. Lider calmo par excellanceë në historinë tuaj është babai Giuseppe, që punonte nga mëngjesi deri në darkë në fusha me kafshët dhe ti i jepje një dorë. E kujton sesi ka reaguar kur i ke thënë se do ta lije aë jetë afërsie, ndihme, për t’ju kushtuar krejtësisht futbollit?
“Im atë ishte shumë i kënaqur kur kam shkuar tek Parma për herën e parë. Ajo që nuk ishte e kënaqur ishte ime më. Kishte frika se mos dilja keq. Sido që të jetë, besoj se kam pasur një fëmijëri shumë të qetë që ka formuar mënyrn time e të qenit. Karakteri që kam dhe që e përdor në raport me të tjerët ka lindur në ato vite rinie që i kujtoj gjithmonë me shumë kënaqësi, pasi kam pasur fatin të rritem i qetë”.
Keni menduar ndonjëherë për historinë që ti, Arrigo Sacchi e Stefano Pioli keni qenë të gjithë tifozë, edhe shumë të flaktë, të Interit dhe më pas skuadra zikaltër është bërë armikja juaj e flaktë?
“Po, është e vërtetë! Për mua mbetet gjithmonë, për atë që ka qenë, simpatia ime për Interin pasi ka qenë skuadra e fëmijërisë time. Nga mosha 6 deri në 15 vjeç isha tifoz i Interit dhe më pas, dora dorës, idetë e mia kanë ndryshuar. Tani mund t’ju them se jam milanist në masën 100%”.
Tani vjen 2023 dhe për Ancelotti, në një klub asnjëherë të lodhur së fituari, rifillojnë sfidat: Final Four e Superkupës spanjolle në Arabinë Saudite pas më pak se dy javësh, një kampionat ku lufton për titull me Barcellona dhe sidomos ende Liverpool në rrugën drejt katërshes së Champions League. Kundër Reds ke kapërcyer për dëmtim finalen në Olimpico të Romës në vitin 1984 si lojtar, menjëherë vala e Stambollit në 2015, por llogaritë janë rregulluar në 2017 në Athinë dhe 28 majin e kaluar në Paris.
“Dhe nga Liverpool u kërkova përpara se ta zgjidhnin Klopp! Jemi në të zakonshmet, këtu vlen vetëm rezultati. Edhe në 2023. Për shaka një drejtues më ka thënë se barazimi është paradhoma e krizës dhe atëhere duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë: shpresojmë t’ia arrijmë akoma”.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA